Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjashtë. Policia bashkë me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur krehjen e zonës për arrestimin e autorit.
Njoftimi paraprak:
Rreth orës 21:40, në fshatin Gjashtë të Sarandës, lart në kodër, dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Kanë shkuar shërbimet e policisë së Sarandës si dhe një grup i FNSH me qëllim krehjen e zonës. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.