Pas temperaturave të ulëta dhe acarit polar, moti duket se ka marrë një kthesë në vendin tonë. Fundjava parashikohet të jetë nën dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore. Por vija bregdetare do të vijoj në ndikimin e motit të kthjellët. Sinoptikanët e kanë përshkruar motin në fundjavë si një pranverë e parakohshme. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten deri në 16°C. Megjithatë, temperatura të dielën ulet, duke arritur deri në 12 gradë Celsius.