• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Keni lodhje, ankth dhe dhimbje gjoksi? Jo vetëm riinfektim, në Shqipëri po shfaqet COVID-i i zgjatur! Këto shenja mos i neglizhoni

22/02/2021
Keni lodhje, ankth dhe dhimbje gjoksi? Jo vetëm riinfektim, në Shqipëri po shfaqet COVID-i i zgjatur! Këto shenja mos i neglizhoni

“Si rrallë herë, mes rasteve që kemi dëgjuar, mes dy infektimeve të mia kishte shumë pak diferencë, për të mos thënë vetëm dy javë,” tregon një vajzë 22 vjeçare e cila mendon se është ri-infektuar përsëri me virusin Sars-Cov-2.

E reja shpjegon se ka rreth një muaj e gjysmë që mbart virusi, ndërkaq mjekët i kanë shpjeguar se nuk është transmetuese, sepse sipas tyre nga hera e parë në të dytën, virusi e ka humbur fuqinë për tu transmetuar duke u përqendruar në mushkëri.

22-vjeçarja tha se kur u infektua herën e parë, ekzaktësisht 3 javë më parë nga koha kur mendon se është ri-infektuar, kishte humbje të shijes e nuhatje dhe lodhjet të madhe të muskujve, ndërsa tashmë, që e përshkruan si infektim të dytë përveç simptomave të herës së parë,ka ethe, kollë, temperaturë e duke qenë se virusi i ka prekur mushkëritë disa herë,ka edhe humbje ndjenjash.

A.B tregon se pas kalimit të simptomave herën e parë u bë më e kujdesshme dhe më e përgjegjshme duke ruajtur distancën apo duke mbajtur maskën, veçanërisht në ambientet e mbyllura, por gjendja e shkaktuar nga Covid-19 iu rikthye përsëri.

“Herën e parë, pas marrjes së përgjigjes pozitive për tamponin e kam kaluar si të thuash në këmbë, mjeku e pa që isha mirë dhe më sugjeroi vetëm medikamente të lehta në rast se do të kisha temperaturë. Ndërsa herën e dytë, pra momentalisht po kurohem me tre lloje të ndryshme antibiotikësh si dhe me një sërë vitaminash,” i tregon A.B.

22-vjeçarja gjendjes së saj i referohet gjithmonë me dy periudha. Vazhdimisht shprehet “herën e parë apo herën e dytë” duke menduar se është riinfektuar nga Covid-19, por epidemiologu Ilir Alimehemeti ka një tjetër shpjegim.
Sipas tij, fillimisht riinfektimet rrallë herë janë me rrisk të lartë, apo me një gjendje më të rënduar.

“Deri më tani ka shifra riinfektimesh shumë të ulëta dhe rastet e rënda nga riinfektimet janë edhe më të ulëta. Nuk mund të merret një shifër e përgjithshme,” shpjegon eksperti.

Për Alimehmetin rasti i vajzës në fjalë nuk mund të quhet riinfektim, sepse parimisht duhet të kalojnë rreth 45 ditë që të kalojë tërësisht gjendja e Covid-19 dhe ka një sërë faktorësh që duhen analizuar, si cikli i amplifikimeve të tamponit RT-PCR, të cilat duhet të jenë më pak se 30, duhet të analizohet sasia e antitrupave që ka pasur personi, përqendrimi i virusit më parë etj.

“Në këto raste ka shumë pikëpyetje sepse ka një sërë hipotezash që ngrihen. Për shembull një nga pyetjet e para që nuk kemi përgjigje është nëse ka siguri që lezionet në mushkëri janë të reja apo kanë qenë ekzistuese sepse edhe kjo ka rëndësinë e saj,” i shpjegon Alimehmeti.

Ndërkaq eksperti thotë se imuniteti natyral ndaj Covid-19 është deri diku i përafërt me vaksinën dhe se sa të rënda mund të paraqiten riinfektimet për të dyja rastet ende nuk dihet.

Por me një paraqitje me pak të dhëna dhe shumë pikëpyetje, si në krye të herës mbi këtë virus, epidemiologu Ilir Alimehmeti shpjegon se rasti i vajzës 22-vjeçare nuk mund të quhet riinfektim, por “gjendje e zgjatur e Covid-19” ose siç thuhet ndryshe në vendin tonë “post-Coivd”.

Çfarë është ajo që quhet “gjendja e zgjatur e Covid-19”?

“Gjendja e zgjatur e Covid-19” është një term për të përshkruar efektet e Covid-19 që vazhdojnë për javë ose muaj përtej simptomave fillestare. Studime të ndryshme ndërkombëtare të botuara në revistat mjekësore si “The Lancet” “The Science” e të tjera, tregojnë se Covid në gjendje të zgjatur është i qëndrueshëm për më shumë se 12 javë.

Hulumtimet tregojnë se rreth një në pesë persona që dalin pozitiv për Covid-19 kanë simptoma për pesë javë ose më gjatë, të cilat qetësohen dhe agravohen vazhdimisht. Të dhënat tregojnë se në fazën fillestare (akute) të sëmundjes, Covid-19 i rëndë mund të shkaktojë pneumoni dhe dështim të frymëmarrjes, të cilat mund të rezultojnë në dëmtime të përhershme në mushkëri.

Hulumtimet tregojnë se për disa persona mund të duket si një cikël përmirësimi dhe më pas përkeqësimi përsëri. Këto efekte afatgjata nuk janë vetëm midis atyre që kanë pasur nevojë të shkojnë në spital, por për personat që e kanë kaluar lehtë në fillim Covid-19 si edhe rasti i vajzës që tregoi historinë e saj.

Ndërkohë simptomat e gjata të Covid-19 janë:lodhje, marrje fryme,ankthi dhe depresioni, dhimbje gjoksi, dhimbje të kyçeve ose muskujve.

Sipas studimeve, aktualisht nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar se sa kohë do të zgjasë rikuperimi nga Covid-19 në gjendje të zgjatur, por është e rëndësishme të theksohet se kjo nuk është e përcaktuar totalisht për Covid-19, sepse edhe sëmundje të tjera virale gjithashtu kanë efekte të qëndrueshme.

Përvoja nga viruse të tjera tregon që shumica e simptomave qëndrojnë deri në 2 ose 3 muaj, por kjo mund të mos vlejë për të gjithë./SI

Fjalë Kyce: coviddhimbje gjoksikoronavirusshenjat
Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Afera 100 mijë euro në spitalin e Gjirokastrës, si ndërhyri Genc Ruli te Halim Kosova për të mbrojtur drejtorin hajdut
Kryesore

Afera 100 mijë euro në spitalin e Gjirokastrës, si ndërhyri Genc Ruli te Halim Kosova për të mbrojtur drejtorin hajdut

02/03/2021
Tritan Shehut nuk i del e keqja me Ramën për vaksinën e Covid: Mos u përpiq si lypsar, por si shtet serioz!
Kryesore

Tenderi korruptiv, Tritan Shehu duhet të dorëhiqet dhe SPAK të hetojë akuzat e Halim Kosovës

02/03/2021
Halim Kosova plas “bombën”: Tritan Shehu më solli në zyrë një person që t’i firmosja tenderin korruptiv
Kryesore

Halim Kosova plas “bombën”: Tritan Shehu më solli në zyrë një person që t’i firmosja tenderin korruptiv

02/03/2021
“Me Genc Rulin kam ndenjur deri në 4 të mëngjesit kur i lindi vajza”, Halim Kosova tregon si ia punuan pas krahëve në PD
Kryesore

“Me Genc Rulin kam ndenjur deri në 4 të mëngjesit kur i lindi vajza”, Halim Kosova tregon si ia punuan pas krahëve në PD

02/03/2021
Kush janë njerëzit imun ndaj koronavirusit?
Kryesore

Kush janë njerëzit imun ndaj koronavirusit?

02/03/2021
Kryesore

22 raste të reja me Covid në Gjirokastër, 10 në Përmet, 9 në Sarandë, 7 në Tepelenë, 2 në Delvinë, 1 në Memaliaj, Këlcyrë, Dropull e Libohovë

02/03/2021

 

 

 

 

 

Te fundit

Afera 100 mijë euro në spitalin e Gjirokastrës, si ndërhyri Genc Ruli te Halim Kosova për të mbrojtur drejtorin hajdut

Afera 100 mijë euro në spitalin e Gjirokastrës, si ndërhyri Genc Ruli te Halim Kosova për të mbrojtur drejtorin hajdut

02/03/2021
Tritan Shehut nuk i del e keqja me Ramën për vaksinën e Covid: Mos u përpiq si lypsar, por si shtet serioz!

Tenderi korruptiv, Tritan Shehu duhet të dorëhiqet dhe SPAK të hetojë akuzat e Halim Kosovës

02/03/2021
Halim Kosova plas “bombën”: Tritan Shehu më solli në zyrë një person që t’i firmosja tenderin korruptiv

Halim Kosova plas “bombën”: Tritan Shehu më solli në zyrë një person që t’i firmosja tenderin korruptiv

02/03/2021
Studimi befasues në Kongo/ Shpresë për zbulimin e ilaçit kundër HIV-AIDS

Studimi befasues në Kongo/ Shpresë për zbulimin e ilaçit kundër HIV-AIDS

02/03/2021
“Me Genc Rulin kam ndenjur deri në 4 të mëngjesit kur i lindi vajza”, Halim Kosova tregon si ia punuan pas krahëve në PD

“Me Genc Rulin kam ndenjur deri në 4 të mëngjesit kur i lindi vajza”, Halim Kosova tregon si ia punuan pas krahëve në PD

02/03/2021

Media online e pavarur, që synon të informojë me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të vendit. Për marketing dhe çdo informacion tjetër nga shkruani në [email protected]

Follow Us

Facebook Instagram Youtube

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Afera 100 mijë euro në spitalin e Gjirokastrës, si ndërhyri Genc Ruli te Halim Kosova për të mbrojtur drejtorin hajdut

Afera 100 mijë euro në spitalin e Gjirokastrës, si ndërhyri Genc Ruli te Halim Kosova për të mbrojtur drejtorin hajdut

02/03/2021
Tritan Shehut nuk i del e keqja me Ramën për vaksinën e Covid: Mos u përpiq si lypsar, por si shtet serioz!

Tenderi korruptiv, Tritan Shehu duhet të dorëhiqet dhe SPAK të hetojë akuzat e Halim Kosovës

02/03/2021
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al