Në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla e nisi fjalën e tij me një urim për fitoren e mandatit të tretë dhe nuk harroi që të falenderonte edhe patronazhistët.
Balla tha se Balla do të bëhet një analizë të plotë të rezultatit të zgjedhjeve në të gjitha qarqet dhe foli për përgatitjet për zgjedhjet vendore.
Balla: Dua të falënderoj të gjithë, patronazhistët dhe kontributorët tanë në këtë fitore historike të gjithë së bashku arritëm në një rezultat sa të qartë edhe të pastër. Mbyllem një mandat të vështirë. Si anëtar të organizmit më të lartë kemi të gjithë bashkë nderin e të qenit pjesë e kësaj skuadre fituese. Është përgjegjësia jonë që këtë fitore ta lexojmë me përgjegjësinë ta shohim si mundësi për Shqipërinë. Do të bëjmë një analizë të plotë në çdo qark. Ky është një rezultat shumë i pastër dhe domethënës për këto zgjedhje.
Ndërkohë, sekretari organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi po ashtu, nuk harroi që t’i falenderonte patronazhistët, të cilat tha se ishin faktor fitoreje.
Pëllumbi: Nga regjistri elektronik i PS-së rezulton se në efektivin e partisë 30 050 janë shoqe, të cilët përbëjnë 27% të anëtarësisë së PS-së, pra janë 1676 shoqe më shumë se në vitin 2019. Në kuadër të fushatës së 25 prillit 2021 u shtuan organizatat e partisë në njesinë bazë. Në këtë fushatë, për shkak të pandemisë u lind si nevojë e gjetjes së mënyrave të reja për të bërë bërë fushatë. Edhe në këto zgjedhje anëtarësia u ngarkua me detyrën e patronazhistit që u bënë baza e piramidës së strukturës elektorale të partisë dhe përballuan një ngarkesë të madhe leketorale me kontakte dhe sqarimet e të patronazhuarve, që ishte një faktor i rëndësishëm për fitoren. Për kushte e që u krijuan, ata morën një mbështetje të veçantë nga kryetari i partisë.