• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Katalanasit votuan “Pro” pavarësisë nga Spanja. Po tani?

02/10/2017
Katalanasit votuan “Pro” pavarësisë nga Spanja. Po tani?

Katalonja, në verilindje të Spanjës, zhvilloi referendumin e dytë për pavarësi brenda tre viteve, këtë 1 tetor.

Çfarë ndodhi? 

Sipas drejtuesve të rajonit, rreth 90% e katalanasve votuan pro pavarësisë në referendumin e djeshëm.

Qeveria katalanase, e cila njoftoi se pjesëmarrja në votim ishte 42%, tani njofton përgatitjet për shkëputjen nga Spanja.

“Qytetarët e Katalonjës kanë fituar të drejtën të kenë një shtet të pavarur, në formën e një republike” – deklaroi shefi i qeverisë së Katalonjës, Carlos Puigdemont, ditën e djeshme.

“Këto ditë, qeveria ime do të dorëzojë rezultatin e referendumit tek Parlamenti Katalanas, aty ku qëndron sovraniteti i njerëzve tonë, që në këtë mënyrë të veprojë në përputhje me ligjin e referendumit” – shtoi ai. 

 (Carlos Puigdemont) 

Çfarë do të ndodhë tani? 

Tashmë është mëse e qartë se liderit katalanas kanë për qëllim të shpallin pavarësinë nga Spanja ditët në vijim. Në këtë mënyrë, ata do të nisin një krizë politike dhe kushtetuese për administratën e Kryeministrit Spanjoll, Manuel Rajoy.

Këto deklarata, edhe pse pa mbështetje ligjore, janë një sfidë historike për Rajoy-n, që është akuzuar nga mbështetësit e pavarësisë se ai është përpjekur të “shantazhojë të gjithë vendin”.

Më 7 Shtator, Gjykata Kushtetuese Spanjolle e shpalli referendumin anti-kushtetues. 

Kushtetuta spanjolle e vitit 1978 thekson se shteti nuk mund të ndahet, dhe i garanton qeverisë kombëtare (qeverisë së Madridit) të drejtën ekskluzive për të mbajtur referendume.

Një deklaratë pavarësie nga Katalonja do të detyronte qeverinë spanjolle të ‘përdorte’ nenin 155 të Kushtetutës, i cili përcakton se me një miratim të marrë nga shumica e Senatit, Madridi do të ishte në gjendje të pezullonte autonominë aktuale të Katalonjës.

Presidentin katalanas, Puigdemont, duket se nuk e shqetëson ky skenar. Përkundrazi, ai duket shumë i guximshëm pas referendumit që mori më shumë se 2 milion vota “Po”.

“Katalonja fitoi të drejtën të dëgjohet, të respektohet dhe të njihet” – deklaroi ai të dielën.

Kryeministri spanjoll, Rajoy, në të kundërt, ka përballë një sfidë të madhe për të ardhmen e tij dhe për unitetin e Spanjës. 

 (Manuel Rajoy) 

Ai drejton një qeveri të brishtë në Madrid që mund të goditet nga partitë opozitare tani. Këto parti do të përpiqen të përfitojnë nga situata që po shkakton kjo krizë politike.

Dhuna e ushtruar nga policia spanjolle ndaj civilëve në Katalonjë ditën e djeshme, duket se e ka minuar edhe më shumë pozitën e Rajoy-t. Kryetarja e Bashkisë së Barcelonës, Ada Colau, kërkoi dorëheqjen e tij. 

                  (Ada Colau) 

“Ai kaloi çdo kufi me këtë dhunë policore ndaj qytetarëve të thjeshtë. Gati 800 qytetarë u lënduan nga kjo sjellje.” – u shpreh Colau.

Të hënën, Kryeministri Rajoy do të takohet me zyrtarët e lartë qeveritarë në Madrid, përpara se të zhvillohet një seancë parlamentare mbi referendumin katalanas.

Pse ka rëndësi ky referendum? 

Katalonja, rajon me 7.5 milion banorë, përbën 15% të popullsisë spanjolle dhe 20% të prodhimit të saj ekonomik.

Taksat që mblidhen nga ky rajon janë tepër me rëndësi për buxhetin spanjoll të shtetit. 

 (Porti i Barcelonës) 

Spanja është ekonomia e katërt më e madhe në Eurozonë.

Si e tillë, situata paraqet një shqetësim të madh ekonomik për Rajoy-n, përpos krizës politike në rritje me të cilën ai po përballet.

Përgatiti Lapsi.al 

Pamje nga referendumi i djeshëm: 

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

E rëndë në Greqi, pasagjeri sulmon me thikë kapitenin e anijes me turistë
Lajme

E rëndë në Greqi, pasagjeri sulmon me thikë kapitenin e anijes me turistë

10/05/2025
Papa i ardhshëm nga Afrika?
Lajme

Papa i ardhshëm nga Afrika?

26/04/2025
Pesë momente historike nga varrimi i Papa Françeskut
Kryesore

Pesë momente historike nga varrimi i Papa Françeskut

26/04/2025
Prapaskenat e Konklavës: Misteret e kardinalëve që zgjedhin Papën e ri
Lajme

Prapaskenat e Konklavës: Misteret e kardinalëve që zgjedhin Papën e ri

21/04/2025
I fundit Papë përpara se bota të zhduket: Parashikimi i frikshëm i Nostradamusit
Pikante

I fundit Papë përpara se bota të zhduket: Parashikimi i frikshëm i Nostradamusit

21/04/2025
Hapet testamenti i Papës: Më varrosni direkt në tokë, nuk dua zbukurime mbi varr
Kryesore

Hapet testamenti i Papës: Më varrosni direkt në tokë, nuk dua zbukurime mbi varr

21/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E rëndë në Këlcyrë/ 17-vjeçarja konsumon ilaçe dhe përfundon me urgjencë në spital

13/05/2025

Përmbysje në Gjirokastër, Piro Dhima i dyti më i votuar pas Tërmet Peçit, Anila Dhimitri spostohet në vendin e tretë (rezultati)

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al