Një 32-vjeçar grek i cili fshihej në Shqipëri është arrestuar pasi kishte kryer një vrasje dhjetorin e vitit 2020. Sipas mediave greke, 32-vjeçari kishte ekzekutuar një 60-vjeçar i cili ishte punonjës në një qendër shëndetësore në Kalivia. Ai më pas fshihej në Shqipëri për t’i shpëtuar autoriteteve greke, por u kap dhe u dërgua në Atika. Menjëherë pas vrasjes ai ishte arratisur drejt Shqipërisë, teksa gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën armë gjahu dhe 31 plumba. Mësohet se autori dhe viktima banonin në të njëjtën ndërtesë, dhe kishin mosmarrëveshje për banesat.