Policia e Fierit ka arrestuar një 25-vjeçar me inicialet A. Ç në Memaliaj, i cili akuzohet se kultivuar lëndë narkotike në fshatin Ivzor. Pas informacioneve të marra, policia është nisur në vendngjarje dhe në vendin e quajtur “Përroi i thellë”, pronë publike, u gjetën të kultivuara bimë narkotike.
Njoftimi i Policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Stacionit së Policisë Memaliaj, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si dhe kontrollit të territori, vunë në pranga shtetasin A. Ç., 25 vjeç, banues në fshatin Izvor, Memaliaj, pasi në vendin e quajtur “Përroi i thellë”, pronë publike, u gjetën të kultivuara bimë narkotike.
Kontrolli i territorit do vijojë pandërprerë, me qëllim evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo tentative për kultivim të bimëve narkotike. Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.