Dy të rinj, banues në Sarandë ka rënë në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Të arrestuarit janë 27-vjeçari F.K., dhe 26-vjeçari D.M. Policia gjatë kontrollit të automjetit tip “Audi” të cilin e drejtonte 27-vjeçari, me pasagjer 26-vjeçarin, sekuestroi 900 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. Gjithashtu në makinë u gjetën edhe një sasi parash, shuma e të cilave nuk bëhet e ditur. Sakaq materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.