Prej disa orësh me mijëra makina kanë mbetur në trafik në rrugën Levan-Fier. Mësohet se radha e trafikut është kilometrike. Ndërkohë që qytetarët bëjnë me dije se pavarësisht fluksit të madh të makinave që kanë mbetur të bllokuara në rrugë, janë të pakta forcat e policisë të cilat kanë shkuar në ndihmë për zhbllokimin e trafikut. Gjithashtu burimet bëjnë me dije se makinat kanë mbetur të bllokuara prej disa orësh.