Luftëtari shkoi sot në Ballsh me shumë të rinj në stol, ndërsa kishte shumë mungesa. Açka e Dragjoshi me kartonë dhe Lala i dëmtuar, ndërsa Vyent duket se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës bluzi. Ashtu sikurse edhe portieri Paiteris që nuk ka udhëtuar drejt Ballshit.
Nga burime pranë lojtarëve të skuadrës bluzi, kemi mësuar se kanë marrë vetëm një rrogë, por mund të ketë edhe lojtarë që kanë marrë nga dy rroga që kur skuadra është grumbulluar dhe ka nisur përgatitjet për sezonin 2019-2020. Pra, më shumë se katër muaj.
Ndaj edhe shumica e tyre do të largohen, e madje ka gjasa që pas ndeshjes së sotme të mendojnë për skuadër tjetër, pasi për 4-5 prej tyre nuk mungojnë kërkesat nga elita.
Luftëtari duket se mund të përballet nga një tjetër eksod, ndërsa lojtarët edhe nëse nuk lihen të ,lirë nga klubi mund t’i marrin letrat në rrugë gjyqësore për të vijuar karrierën në ekipe të tjera, ku edhe kushtet financiare t’iu plotësohen…