Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, ka komentuar emrat e rinjë që i janë bashkuar së fundmi Partisë Socialiste, ku në mesin e tyre është edhe mjekja Najada Çomo dhe inxhinierja e njohur Luljeta Bozo, dy emra të cilët ditët e fundit kanë qenë pjesë e diskutimeve dhe kritikave.
E ftuar në emisionin ‘Fol me mua’, Dade është shpehur se Partia Socialiste nuk ka bërë zgjedhjen e duhur, pasi sipas saj, jo çdo specialist në punën që bën mund ta fusësh në parlament. Ajo ka shtuar më tej, se këto persona, duke vënë theksin te Çomo dhe Bezo, janë më të domosdoshme në punën që bëjnë sesa në parlament.
“Më vjen keq për shembull ke një specialist të shkëlqyer, grua qoftë burrë qoftë dhe drejton një institucion të rëndësishëm, jo për faktin që ke një specialist kaq të spikatur dhe që është kaq i suksesshëm në punën që bën ti mund ta marrësh atë dhe ta çosh në parlament Vetë duhet të bësh përllogaritjet ku e gjen ti veten dhe a prish punë në këtë sektorin që ke drejtuar deri tani, siç është rasti tani që pam disa emra të spikatur, por që ata janë shitur në opinionin publik si specialistë mirëfilli. Në qoftë se do të bëhet një bilancë tani, do të jenë më të spikatur dhe do të jenë më të nevojshëm, më të domosdoshëm në Parlament apo mund të jenë më të domosdoshëm atje ku drejtojnë sektorët e rëndësishëm, aq më tepër në kushtet e tanishme të pandemisë dhe të sfidave të jashtëzakonshme që ka jo vetëm Shqipëria, por gjithë njerëzimi në përballjen me pandeminë dhe impaktin që pandemia ka patur në ekonomi në anën sociale, në arsim, në shëndetësi, në shumë gjëra të tjera. Unë besoj që parlamentet kanë ardhur duke u përkeqësuar në nivel të cilësisë. Tani është bërë vërtet parlamenti që shpesh njerëzit e mbyllin televizorin sepse nuk dëgjojnë asgjë, nuk ka debate mirëfilli, nuk ka debate për problematikën që ka vendi, nuk ka kritika qoftë edhe nga maxhoranca për qeverinë. Pra parlamenti nuk është në rolin e tij kushtetues sepse roli i parlamentit është vërtet të hartojë ligje, por është edhe të monitorojë ekzekutivin“, u shpreh Dade.
Inxhinierja Luljeta Bezo dhe Doktoresha Najada Çomo, janë dy emrat të cilët i janë bashkuar Partisë Socialiste për të kandiduar për deputete në zgjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen më 25 prill.