Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër, Kjara Adhami, e përfshirë në listë përmes platformës “Deputeti që Duam”, ka zhvilluar një takim me disa të rinj në Tepelenë, mes tyre nga ata që votojnë për herë të parë në 25 prill. Gjatë diskutimit me ta, Adhami theksoi rëndësinë që ka vota e herës së parë dhe shpjegoi pse ajo nuk duhet shpërdoruar.
“Dua që të rinjtë ta shohin Tepelenën dhe qarkun Gjirokastër si të ardhmen e tyre. Këtu ka vërtet gjëra që ne mund t’i bëjmë më mirë dhe t’i vëmë në funksion për të gjeneruar të ardhura. Të mos e mendojmë veten larg vendit ku jetojmë apo vendit tonë të origjinës”, tha Adhami.
Më tej ajo kërkoi mbështetjen me votë për Partinë Socialiste si e vetmja forcë që ka dëshmuar gjatë këtyre 8 viteve qeverisje se ka investuar në Tepelenë dhe ne qarkun Gjirokastër më shume se cdo qeveri tjetër në të kaluarën.