Kandidatja për deputete e socialistëve në qarkun Gjirokastër ka zgjedhur të provojë edhe kostumet tradicionale. Gjatë vizitës në Pazarin karakteristik ajo është ndalur në një prej atelieve të qytetit që mban veshje të tilla.
“Nuk mund të bësh fushatë në Gjirokastër dhe të lësh pa veshur kostumin tradicional, një traditë që mbahet gjallë falë zonjave si Elida. Kjo ishte një ndër arsyet që më shtyu të vizitoja atelien “Pirpiri”, një hapësirë në Qafën e Pazarit që vijon të promovojë dhe mbajë gjallë vlerat e trashëgimisë kulturore materiale. Faleminderit për mikpritjen Elida!, shkruan Adhami në faqen e saj në Facebook.