Gjatë fushatës hapëse të Partisë Socialiste në Gjirokastër, kandidatja e përfshirë në listë përmes platformës “Depuuteti që Duam”, Kjara Adhami, teksa shpjegoi përse i kishte hyrë këtij angazhimi, kërkoi mbështetjen me votë të të rinjve më 25 prill.
“Ne nuk jemi e keqja më e vogël, por e vetmja e mirë që ka sot politika shqiptare. Prandaj vota e 25 prillit nuk duhet shpërdoruar për askënd tjetër. Partia Socialiste e vetmja zgjedhje”, u shpreh Adhami, 27-vjeçarja me origjinë nga Përmeti që punon prej 5 vitesh në Kryeministri.
©argjiroja.net