E pranishme në Kongresin e PS-së është edhe zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi, e cila përflitet si një prej kandidatëve të mundshme për Bashkinë Gjirokastër. Çuçi ka publikuar një selfie nga Pallati i Kongreseve teksa qëndron krah zv.ministrit të Bujqësisë, Dhimo Kote. Pas tyre janë edhe tre kryebashkiakë të socialistëve në qarkun Gjirokastër; Tërmet Peçi i Tepelenës, Luiza Mandi e Libohovës dhe Klement Ndoni i Këlcyrës.
Ndërsa Mandi qëndron indiferente, Peçi e Ndoni i ‘bashkohen’ selfies së Çuçit. Ky Kongres nuk është ai që do të donte, as Ornela Çuçi, as Tërmet Peçi, as Klement Ndoni dhe shumë kryebashkiakë të tjerë apo kanidatë të mundshëm për zgjedhjet lokale.
Ata prisnin sot që Edi Rama t’u jepte fund dilemave duke zyrtarizuar ata që rikandidojnë apo kandidatët e rinj për bashkitë. Por Rama zgjodhi të veprojë ndryshe, duke zgjatur agoninë në radhët e socialistëve. Emrat e kandidatëve do duhet të presim edhe disa kohë që t’i mësojmë.
©argjiroja.net