Ish-kandidatja për deputete e PD-së, Lediana Fratari, është zgjedhur në Këshillin Kombëtar të PD-së.
Me këtë rast ajo ka falenderuar votuesit, ndërsa thotë se në cilindo vend të botës të kishte lindur, ajo do të ishte e djathtë dhe me PD.
“Ju faleminderit përzemërsisht për të gjithë mbështetjen dhe besimin që më keni dhënë!
Ju, nëpërmjet votës tuaj, jeni forca ime më e madhe.
Partia Demokratike lindi si partia e idealeve dhe vlerave të djathta, lirive të individit, lirisë së fjalës, të drejtës së pronës dhe në mbështetje të ekonomisë së lirë të tregut dhe sipërmarrjes. Kam punuar dhe do punoj çdo ditë që këto vlera të përkrahen.
Ka ardhur koha që familjen tonë të madhe politike ta rikthejmë drejt këtyre parimeve sepse vetëm kështu mund të fitojmë betejat që na presin.
Në cilindo shtet të botës po të kisha lindur, gjithmonë do kisha qënë përkrahëse e vlerave të djathta sepse besoj që ato janë i vetmi drejtim i duhur për të çuar përpara shoqërinë dhe ekonominë e vendit.
Ju jam mirënjohëse!
Ndryshimi vjen me vote”, shkruan ajo.