Monika Kryemadhi ka vijuar prezantimin e kandidatëve të LSI-së në qarkun Gjirokastër. Por te ndalesa e saj në Memaliaj ka ndodhur dicka e pazakontë. Kandidati Erald Alika nuk mori pjesë në takim edhe pse ai ishte “sebepi” i këtij takimi. Kryemadhi tha se Alika kishte nënën të sëmurë, megjithatë asgjë nuk përjashtohet për aq kohë sa kemi parë shpesh largimin nga LSI. A është larguar edhe Alika nga LSI-ja? Vec Kryemadhit edhe Vangjel Tavo u kujdes të thoshte se kandidati i tyre mungonte për arsye familjare. Lista e LSI në qarkun Gjirokastër ka këta kandidatë: Vangjel Tavo, Myrvete Asqeri, Elton Ismaili, Albert Mala, Erald Alika, Freskida Çako.
©argjiroja.net