Kandidati i LSI-së në Memaliaj, Albert Malaj, është treguar mbase më i sinqertë se ç’duhej një moment gjatë intervistës në Channel 7, televizionin që administrohet nga familja Tavo. Malaj foli për vitin 2015 kur ai kandidoi për Bashkinë Memaliaj, që sipas tij e fitoi me numër votash por PS dhe LSI në bashkëpunim me njëra-tjetrën ia vodhën.
“E vërteta është që unë e fitova atë bashki. Makineria shtetërore ishte kundra meje. Nuk kisha komisionerë e numërues për të mbrojtur vota. Në atë kohë PS dhe LSI ishin bashkë. Të dyja bashkë mund të themi që e fituan, por në të vëretë atë bashki e fitova unë”, tha Malaj.
Më tej kandidati i LSI-së, një ushtarak karriere me misione jashtë vendit, vlerësoi investimet që janë bërë nëpër Shqipëri në kuadër të programit “Rilindja Urbane”.
©argjiroja.net