Kandidati i LSI në Memaliaj, Albert Malaj, gjatë prezantimit që i bëri Monika Kryemadhi e Vangjel Tavo në Memaliaj, iu ankua kryetares së LSI-së për mungesën e disa institucioneve në qytet. Sipas tij edhe pse janë bashkia e dytë më e madhe në qark varen nga Tepelena. Memaliaj tha ai nuk ka komisariat policie, por vetëm një post, nuk ka një muze për minatorin, si dhe nuk ka një bankë për të kryer pagesa apo tërhequr rrogat e pensionet. Ai i tha gjithashtu Kryemadhit se LSI në qarkun Gjirokastër do të marrë dy mandate deputetësh.
©argjiroja.net