Kandidati për kryetar bashkië në Gjirokastër i mbështetur nga Sali Berisha ka dhënë së fundi një intervistë të shkurtër ku shpjegoi vizionin e tij drejtimin e bashkisë. Dorjan Lani tha se dëshiron që ta bëjë Gjirokastrën dixhitale duke krijuar një platformë onlinë e-Gjirokastra për t’iu ofruar shërbime qytetarëve.
“Vizioni im është ta bëjmë Gjirokastrën dixhitale, ekologjike dhe të jetë kryeqendër e rajonit për turizmin në vazhdim të mbështetjes nga UNESCO”, u shpreh Lani.
Gjatë intervistës Lani bëri edhe një gafë duke iu uruar suksese dhe fitore kandidatëve që ka përballë në garën e 14 majit, Flamur Golemit e Shemsho Lamajt. Me sa duket e ka ndarë mendjen që në nisje të fushatës se do të humbasë. Shihni videon më poshtë. ©argjiroja.net