• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kanabisi dhe emigrantët, krerët e policisë greke e shqiptare takohen në Kakavijë

11/03/2017
Kanabisi dhe emigrantët, krerët e policisë greke e shqiptare takohen në Kakavijë

Drejtori i Pergjithshem i Kufirit Genc Merepeza dhe homologja e tij greke Zacharoula Tsirigoti inspektuan pikën e kalimit të Kakavijës për masat e përbashkëta në prag të fluksit të pritshëm të Pashkëve.

Duke iu referuar çështjes së ndjeshme të qytetareve shqiptarë të kthyer masivisht prej policisë greke pasi ju është refuzuar hyrja në shtetin grek në disa periudha gjatë vitit të shkuar, zyrtarja greke e policisë tha se të dy palët janë duke punuar që procedurat dhe kriteret e Shengenit të jenë të qarta për autoritetet në të dy anët e kufirit dhe informacioni për qytetarët të jetë i shpejtë dhe i qartë.

“Greqia është vend i BE dhe një vend që zbaton marrëveshjen e Shengenit. Qëllimi i takimit të sotem dhe disa takimeve të mëparshme mes autoriteteve greke dhe shqiptare është njohja e problemeve dhe gjetja e mekanizmave për të përmirësuar aspekte të caktuara të bashkëpunimit. Gjatë inspektimit në palën greke ne do të njihemi edhe një herë me kriteret e hyrjes në Greqi sipas marrëveshjes së Shengenit dhe do të shohim së bashku çfarë mund të përmirësojmë në praktikën e përpunimit të dokumentacionit për qytetarët shqiptarë. Unë nga Athina dhe kolegu im nga Tirana jemi të gatshëm të takohemi sa herë të jetë e nevojshme për të arritur nivelin e synuar të bashkëpunimit”, tha Zacharoula Tsirigoti, drejtore e policise kufitare greke.

Kreu shqiptar i Kufirit dhe Migracionit tha se policia shqiptare është e përgatitur të përballë fluksin e pritshëm për Pashket dhe të dy palët janë të angazhuara për të punuar së bashku edhe për sfidat e tjera që kërkon menaxhimi i kufijve, ndalimi i personave të kërkuar prej Interpolit apo parandalimin e krimit të  organizuar dhe trafiqeve.

Duke iu referuar rasteve të kapjes së marijuanes prej policisë kufitare greke, Merepeza tha se sasia e kapur nga të dy palët është e konsiderueshme dhe flet për nivelin e lartë të bashkëpunimit mes policive tona.

“Ne punojmë bashkë për të luftuar të keqen. Bashkë do inspektojmë dy pikat e kalimit në të dy anët e kufirit për të dhënë mesazhin që të dyja policitë do të jenë në shërbim të qytetarëve për të patur një kalim të qetë në pikat e kalimit për të lhetësuar procedurat që të mos vonohen shumë në radhë, duke pasur parasysh se kemi para festat e pashkëve dhe sezonin veror”, tha Genc Merepeza./tch

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Memaliaj, dy të plagosur

09/02/2026
I gjejnë armë gjahu pa leje në stan, nën hetim 58-vjeçari nga Zagoria
Kryesore

I gjejnë armë gjahu pa leje në stan, nën hetim 58-vjeçari nga Zagoria

09/02/2026
Hodhi inerte në tokën e një banori të zonës, nën hetim inxhinieri i rrugës Ballaban-Berat
Kryesore

Hodhi inerte në tokën e një banori të zonës, nën hetim inxhinieri i rrugës Ballaban-Berat

09/02/2026
Tepelenë, sherr me sende të forta për motive pronësie
Kryesore

Tepelenë, sherr me sende të forta për motive pronësie

09/02/2026
Kryesore

Zaptoi pronën e tjetrit, nën hetim një person në Përmet

09/02/2026
tepelene thike plagosje
Kryesore

Hodhi një send të fortë në rrugë duke shkaktuar dëmtimin e të miturit, nën hetim adoleshenti nga Tepelena

09/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur

Aksident në Memaliaj, dy të plagosur

09/02/2026
Bianca Censori zbulon ‘dhuratën më të mirë’ që ka marrë ndonjëherë nga Kanye West

Bianca Censori zbulon ‘dhuratën më të mirë’ që ka marrë ndonjëherë nga Kanye West

09/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al