• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kamala ia doli, po ti?!

24/01/2021
Kamala ia doli, po ti?!

Nga Rudina Xhunga

Kamala Harris është lajmi i bukur i botës që po vjen. Dje festova për të, edhe e bëra me gjithë bindjen time se kohët po ndryshojnë.

Nxora pjatat e shekullit të kaluar, të gjyshes, mbusha një gotë verë dhe thashë me zë të lartë: “Gëzuar Kamala Harris, për ty në Shtëpinë e Bardhë dhe për të gjitha vajzat që ke bërë sot të ëndërrojnë!”Pastaj debatova me kë më rreshtoi arritjet ekonomike të Trump-it.

Dhe çfarë pastaj, po pse vetëm të hanë duan njerëzit? Ai mbase u dha më shumë bukë amerikanëve, por atyre që ëndërrojnë Amerikën, çfarë u dha? Kjo është diferenca e 20 janarit, ditës së fundit të Trump-it me ditën e parë Biden-Harris.

Ata na bënë të ëndërrojmë përsëri, për Statujën e Lirisë, qoftë ajo dhe iluzion. Por Kamala Harris nuk është ëndërr, është realizim ëndrre, është shumë më shumë se Michelle Obama, që ishte gruaja e …, shumë më shumë se Hillary që ishte kandidate për…

Kamala është fituese e një gare që i dha jetë sa hyri. Kamala është gruaja e lobeve, e mbështetur nga… e sjellë aty për…Ah sa do të dëgjojmë, por fakti është, që ajo është zëvendëspresidentja e parë zonjë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo vjen jo si manekinë, po si grua prej mishi e gjaku.

Ndaj vajza të vogla me ëndrra të mëdha, mos u merrni me ngjyrën e kostumit të saj, mos u merrni me perlat e saj, ato janë një detaj.

Kamala i dha ngjyrë vitit që hap 10-vjeçarin dhe si nusja në traditën tonë që fal lulet që dasmat të vazhdojnë, ajo i fali perlat një tjetër vajze, që bota të vazhdojë t’u lejojë njerëzve t’ia dalin, që pavarësisht gjinisë e racës të kenë sukses. Kamala është lajmi më i bukur i 2021-shit.

Ardhja e saj në Shtëpinë e Bardhë, përcakton jo vetëm këtë vit, por 10-vjeçarin ku po hyjmë. Vajzave që u kujtojnë se janë vajza dhe kaq munden, tani e kanë gati përgjigjen: Po Kamala pse mundi? Mundi sepse nuk u dorëzua kur ia kanë bërë këtë pyetje, ajo mundi sepse ishte gati për këtë ditë.

Gati nuk bëhesh duke pritur, por duke investuar në arsimimin dhe edukimin tënd. Nuk ka justifikim për kë nuk arsimohet dhe mbetet pa u azhornuar në një botë online si kjo sot, kur dhe në divan të jetosh një vit, nuk ka pse të mos kesh mësuar gjuhë të huaja, kodim, apo mos kesh marrë pjesë në debatemate me kinezë, indianë e anglezë, live nga ballkoni yt.

Ndaj bëhu gati dhe mos u tërhiq kur të të thonë se kjo botë nuk të gjen punë se duhen miq e duhet të jesh burrë, apo të kesh burrë. Kur dëgjon këto justifikime kujto që vijnë nga vitet që lamë pas. 2021-shi është viti kur nga Shtëpia e Bardhë iku një modele dhe erdhi një grua model.

Related Posts

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026
Sandër Çipa: Lukova mbledh pushues nga gjithë bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën (FOTO)
Blog

Për Roland Çenen, dirigjenti që estetizonte heshtjen dhe interpretimin masiv orkestral

10/01/2026
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sa ndikojnë kultura dhe vendi në atë që bëhemi? Ja çfarë thonë studimet

Sa ndikojnë kultura dhe vendi në atë që bëhemi? Ja çfarë thonë studimet

10/02/2026
Ish-lojtari turk për Muçin: Trabzonspor mund ta shesë 20-25 milionë euro, nuk është çudi

Muçi “bën për vete” trajnerin e Trabzonspor, Fatih Teke apel drejtuesëve: Duhet ta blejmë menjëherë

10/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al