• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Kaçi i Zi’: Të na japin emrin e policit vrasës, se dimë ne çfarë bëjmë pastaj

09/12/2020
‘Kaçi i Zi’: Të na japin emrin e policit vrasës, se dimë ne çfarë bëjmë pastaj

Kastriot Islami thotë se po mbahet i fshehtë emri i policit që vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha. Ai thotë se ai është vrasës me pagesë, ndaj duhet të bëhet publik emri i tij.

Shkruan Kastriot Islami:

Ka disa shkaqe…, ja disa prej tyre…

Shkaku ‘zyrtar’ dhe ndërkohë më i pabesueshmi e më qesharaku është ai që deklarojnë drejtuesit e lartë të shtetit e të policisë: ‘po kryhen hetime!’…Ndërkohë qëështë e qartë për të gjithë, pa përjashtim, pavarësisht pozave që bëjnë drejtues të lartë të shtetit apo të policisë, se ‘kush është vrasësi’ sepse ‘në asnjë rrethanë s’mund të justifikohet përdorimi i armës që ka shkaktuar vrasjen e të riut 25 vjeçar’.

S’ka asnjë rrethanë lehtësuese për ‘individin vrasës’ se s’ka asnjë bazë ligjore përdorimi i armës për vrasjen e të riut në rrethanat e respektimit të orës të ‘paligjshme’ policore. Madje edhe sikur të çmendur ta nxjerrin ‘individin vrasës’ apo ‘të frikësuar nga kërcënimi i të riut’ të cilin policia po tenton ta paraqesë me precedentë penalë; edhe në këtë rast ‘individi vrasës’ s’shpëton dot, kjo është evidente…

Shkaku 1: veprimet e drejtuesve të lartë të shtetit e policisë duke ruajtur me fanatizëm emrin e ‘individit vrasës’, më uniformë por me shumë gjasa pa numër identifikimi, janë shprehje e qartë e një qeverisje vrastare në mungesë të plotë mungesë transparence. Sa më shumë kjo mungesë transparencë vonohet aq më shumë vërtetohet teza e mungesës me dashje të transparencës apo e tezës së mungesës së transparencës për fshehje me dashje të krimit…

Shkaku 2: me siguri drejtuesit e lartë të shtetit e policisë, duke fshehur emrin e ‘individit vrasës’ duan të njësojnë një ‘individ vrasës’ me të gjithë ‘policinë’ për ti dhënë zemër policisë (se qeveria s’ju shet) por edhe për të frikësuar qytetarët se kushdo që kundërshton qeverinë apo drejtuesit e saj të lartë, do të ketë përballë ‘policinë e shtetit’ apo ‘çunat e policisë’ që duam por që në fakt të marrin jetën…Kjo është një sjellje makiavelike për të nxirë e egërsuar qëllimisht policinë dhe për ta vënë atë përballë, madje në luftë me qytetarët, në mënyrë më specifike me kundërshtarët e veprimeve shkatërrimtare të sektit…

Shkaku 3: drejtuesit e lartë të shtetit dhe policisë, më shumë gjasa, s’pranojë e s’do të pranojnë të nxjerrin emrin e ‘individit vrasës’ sepse në këtë rast do të zbuloheshin lidhjet e tij me kupolën e shtetit dhe/ose të policisë sepse s’ekziston deri më sot asnjë rast që këta lloj individësh të emërohen në administratë dhe aq më pak në polici nëse s’kanë lidhje të ‘forta’ me sektin apo nuk janë ‘militantë’, mbrojtës agresivë të drejtuesve të lartë të sektit deri edhe ‘vrasës’ me armë apo verbalist të kujtdo që me ‘veprimet e tij’ kundërshton apo vë në rrezik pushtetin e sektit…

Shkaku 4: drejtuesit e lartë të shtetit e të policisë sa më shumës pranojnë të zbulojnë emrin e ‘individit vrasës’ aq më shumë zbulojnë frikën e tyre të madhe të lidhjeve të ‘individit vrasës’ me kupolën e sektit apo me ‘drejtuesit e lartë të shtetit e policisë’, duke mos përjashtuar edhe lidhjen e tij me ideatorët e urdhëruesit e kësaj vrasje makabër, apo lidhjet korruptive me grupe kriminale. Apo faktin që ‘individi vrasës’ mundet eventualisht të jetë edhe një vrasës me pagesë…

Shkaku 5: drejtuesit e lartë të shtetit e të policisë, duke fshehur emrin e ‘individit vrasës’, me sa duket kanë shumë frikë nga implikimi eventual në skenarin e gatuar po prej tyre. Skenar, tashmë i bërë publik, dhe që nisi me ‘hedhjen e armës’ që siç thuhet nga media, në distancë nga vendi i vrasjes së të riut 25-vjeçare vazhdoi me fajësimin e viktimës…

Shkaku 6: drejtuesit e lartë të shtetit e të policisë, duke fshehur emrin e ‘individit vrasës’, mendojnë të shpëtojnë nga ky zullum, por natyrisht vetëdemaskohen e vetëzbulohen përballë familjes dhe opinionit publik si ‘bashkëpunëtorë’ të ‘individit vrasës’ sepse për më tepër në vend që të ngushëllonin familjen dhe të dënonin aktin makabër, shfaqen njësh me ‘individin vrasës’… duke e ‘strehuar’ atë në fshehtësi të plotë…

Shkaku 7: drejtuesit e lartë të shtetit dhe policisë, duke fshehur emrin e ‘individit vrasës’, mendojnë të pengojnë apo devijojnë sado pak revoltën masive qytetare ndërkohë që të gjithë pa përjashtim kërkojnë largimin e ideatorit dhe urdhëruesit të kësaj vrasje makabër sepse ‘individi vrasës’ për qytetarët e revoltuar veçse sa ka tërhequr me urdhër apo ndoshta me pagesë këmbëzën e armës vrastare…

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre
Kryesore

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës
Kryesore

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë
Lajme

Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë

08/05/2025
Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin
Lajme

Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin

08/05/2025
Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë
Kryesore

Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë

08/05/2025
PSG kualifikohet në finalen e Champions
Lajme

PSG kualifikohet në finalen e Champions

08/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al