• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Kaçi i zi’ jep recetën për largimin e Ramës: Vetëm bashkimi i madh e përmbys të keqen

17/01/2021
‘Kaçi i zi’ jep recetën për largimin e Ramës: Vetëm bashkimi i madh e përmbys të keqen

Nga Kastriot Islami

Në një vend demokratik, qoftë edhe me demokraci shumë të brishtë, zgjedhjet kanë disa funksione:

i) testimin e grupimeve politike, thënë më shkoqur cili përfaqëson maxhorancën dhe cili opozitën,

ii) përballjen e ekipeve qeverisëse;

iii) krijimin e mundësisë për rrotacion, pra alternim të pushtetit…

Këto funksione të zgjedhjeve realizohen kur zgjedhjet janë të lira e të ndershme, ose minimalisht të pranueshme… Këto funksione vihen në dyshim kur maxhoranca në pushtet manipulon zgjedhjet…

Në përgjithësi, zgjedhjet manipulohen, pra nuk janë të lira e të ndershme apo ‘in ekstremis’ as minimalisht të pranueshme, kur maxhoranca gjatë katër viteve (apo më shumë) të qeverisjes së saj ka kapur shtetin ose thënë ndryshe ka ngritur një regjim jo demokratik, për të mos thënë autoritar, oligarkik, të korruptuar, kriminal…që tenton të ndryshojë vullnetin e qytetarëve duke futur duart në zgjedhje, pra duke i manipuluar…

Ky është rasti i zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në Shqipëri…

Edi Rama është drejtuesi i një maxhorance të (vetë) cilësuar Rilindje, por që në realitet përfaqëson një regjim autoritar, të korruptuar deri oligarkik, të lidhur fuqimisht me krimin e trafiqet…deri edhe me mafian ndërkombëtare…Një regjim autoritar dhe i korruptuar që ka shitur e vazhdon të shesë interesat kombëtare deri në tradhti për të mos lejuar rrotacionin politik…

Një regjim i rrezikshëm që duke I varfëruar qëllimisht qytetarët e tij,iu ka dhënë dy mundësi ose të nënshtrohen ose të emigrojnë…Varfërimi është jo vetëm ekonomik, por qytetarët nuk kanë mundësi të arsimohen, të marrin shërbim shëndetësor apo të sigurojnë një mbrojtje sociale minimale sa për të mbajtur frymën…

Praktikisht qytetarët në masën rreth 80 për qind janë të pa shpresë, dhe kërkojnë me çdo mënyrë të realizojnë dëshirën e tyre duke ndryshuar gjendjen… Por një pjesë të madhe kjo ju duket e vështirë deri e pamundur sepse regjimi autoritar ua pengon me të gjitha mënyrat realizimin e dëshirës së tyre…

Duket se në këto rrethana mbetet vetëm një mundësi, që këtë dëshirë të mbi 80 për qind të qytetarëve ta drejtojë një Bashkim i Madh i të gjithë atyre që janë qartësisht e pa asnjë mëdyshje në opozitë me regjimin autoritar, të korruptuar, oligarkik, kriminal… thënë ndryshe më Edi Ramën dhe kupolën e tij që drejtojnë këtë regjim… Një bashkim i madh i të gjithëve përveç Edi Ramës dhe kundër Edi Ramës dhe sektit që ai drejton! Si realizohet ky bashkim i madh dhe a është e mundur të realizohet ky bashkim?

Kjo është pyetja që shtrohet dhe dilema e disave që janë qartas kundër regjimit të ngritur nga Edi Rama apo nuk e durojnë më atë, por që ose s’kanë shumë besim se ky bashkim mund të realizohet ose japin ‘argumente’ të shumtë që opozita aktuale politike, kështu siç po vepron, s’mund ta realizojë këtë bashkim të madh…

Këto ‘argumente’ qoftë edhe të arsyeshëm i nxit e amplifikon edhe propaganda diversioniste e Edi Ramës që përmes shumë metodave e mënyrave makiavelike tenton të pengojë realizimin e Bashkimit të Madh sepse e di shumë mirë se Bashkimi i Madh do të ‘thërmim i regjimit të tij’…

Duhet urgjentisht menduar si të kthehet në realitet Bashkimi i Madh…

Ky Bashkim është i mundshëm vetëm nëse Zgjedhjet e 25 prillit: a) nuk trajtohen thjesht e vetëm si zgjedhje te zakonshme… b) nuk trajtohen ashtu siç ndodh në një vend demokratik, pra për të për të zëvendësuar një ekip me një ekip tjetër të qeverisjes së vendit, c) nuk trajtohen thjesht dhe vetëm si një rrotacion i pushtetit…d) por trajtohen si përmbysje e madhe e së KEQES që në terma konkrete lidhet me zullumet dhe prapësitë e regjimit të rrezikshëm, autoritar, të korruptuar, të inkriminuar dhe tradhtar të Edi Ramës…

Beteja e vërtetë e BASHKIMIT të MADH në zgjedhjet e 25 prillit do të duhet të shkaktojë/ realizojë/ sigurojë përmbysjen e së keqes që është regjimi i Edi Ramës… Përndryshe e keqja do të vazhdojë të të rritet për tu bërë e pamundur edhe për tu përmbysur!/Syri.net

Related Posts

Turpi ynë shtetëror… Polakët përdhosën Skënderbeun, shqiptarët burgosin shqiptarët
Blog

Turpi ynë shtetëror… Polakët përdhosën Skënderbeun, shqiptarët burgosin shqiptarët

30/08/2025
Skandalet/ Qeveria ka gati shkrirjen e AKU-së
Blog

Qytetarët e duan AKU-në në terren, jo në banka provimi !

29/08/2025
E vërteta që rrëzon mitin, teksa propaganda britanike vijon kundër shqiptarëve
Blog

E vërteta që rrëzon mitin, teksa propaganda britanike vijon kundër shqiptarëve

29/08/2025
Edi Rama rrëfen ditën kur e goditën me levë
Blog

Qeveria “Rama 4”, do të bëhet me “ish-demokratë”?

27/08/2025
Gazetari italian: Shqipëria turistike, një mit që duhet rrëzuar!
Blog

Gazetari italian: Shqipëria turistike, një mit që duhet rrëzuar!

26/08/2025
Edi Rama rrëfen ditën kur e goditën me levë
Blog

Ministrat e rinj? Mandati i katërt i Ramës s’është për socialistët, është për Europën

25/08/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Mamaja e Bella Hadid rrëfen vuajtjet e vajzës nga sëmundja Lyme

Mamaja e Bella Hadid rrëfen vuajtjet e vajzës nga sëmundja Lyme

18/09/2025
Piastri-Norris, beteja e titullit zhvendoset në Baku

Piastri-Norris, beteja e titullit zhvendoset në Baku

18/09/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al