• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim

06/12/2021
Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim

Nga Mentor Kikia

Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i përvitshëm: Priten përmbytje, bllokime rrugësh nga gurët dhe dherat që rrëshqasin, bllokime nga bora, nga rrëketë e përrenjve… Lajmi shoqërohet me komente qeveritare të tipit: Institucionet janë të gjitha në gatishmëri për të përballuar situatën. E kemi parë sa mirë e kemi përballuar vit pas viti. Çfarë po ndodh? Pas 6 muajsh thatësirë, natyra po bën ciklin e saj në pak javë. Uji që ka avulluar në verë do të bjerë, nuk do të qëndrojë në atmosferë. Por reshjet nuk bien të shtrira në kohë, bien me rrebeshe, të përqëndruara. Moti nuk është më ai i 30 viteve me parë. Nuk ka më akull, nuk ka më shi që bie “shtruar” për 3 muaj rresht. Reshjet bien furishëm dhe shkaktojnë katastrofa. Për pasojë, toka nuk ngopet më me ujë. Po shterojnë edhe ujërat nëntokësore. Sondat duhet shpojnë më thellë për të nxjerrë ujë nga puset. Malet nuk depozitojnë me ujë në formën e borës për ta shkrirë dalë-nga-dalë në pranverë. Lumenjtë janë bërë me agresivë e deti po përpin tokën me shpejtësi… Klima ka ndryshuar o budallenj. Dhe ne duhet ti përshtatemi, të mbrohemi, ndryshe do të ngordhim.

Ne duhet të ndërtojmë rrugë më të forta, që ti rezistojnë ujërave, jo ura pa themele që ti marrë përroi në “krahë”. Ne duhet të ndërtojmë argjinatura për tu mbrojtur nga lumjentë e nga deti. Por çfarë bëjmë ne? Asgjë. Ne(më ndjeni shumë për fjalën) nuk e rruajmë fare për natyrën. Vazhdojmë të ndërtojmë rrugë shkel e shko, sa për ti nxjerr në TV. Vazhdojmë të mos investojmë në mbrojtje nga erozioni. Vazhdojmë të shpyllëzojmë e të mos mbjellim. Vazhdojmë të shkatërrojmë shtretërit e lumenjve. Sapo bien reshjet, vërshojnë në rrjetet sociale foto punëtorësh me lopata në duar që heqin gurë nëpër rrugë, me diçiturën: Të gjithë në këmbë për të përballuar situatën.

Sapo fillojnë përmbytjet, vërshojnë fotot e ministrave dhe deputetëve me çizme e mushama, nëpër pellgje me ujë, sërish me diçiturën: Të gjithë në këmbë për t’iu gjendur pranë popullit. Dhe më pas futen në makinat e ngrohta të numërojnë Liket e postimeve. Pastaj shfaqen sërish fotot, 5 vetë me nga një lopatë në dorë duke mbjellë një pemë, me diçiturën: Ja dhe një pyll i ri me mijëra pemë, në malin “filan”.

Ndërsa në verë digjemi e përvëlohemi, sepse s’ kemi një helikopter ti hedhim ujë zjarrit. Klima ka ndryshuar o idjotë! Thërritini mendjes, kudo të jeni, në qeveri, në opozitë, nëpunës shteti apo në kompani private. E di që katastrofave nuk kemi ç’i bëjmë as ne, e askush tjetër në botë. Por ndryshe nga shumë popuj të tjerë, ne e ndihmojmë katastorfën të bëhet edhe më e fortë. Ne bëjmë që edhe një rrebesh shiu të shndërrohet në katastrofë. Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi.

Related Posts

“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”
Blog

“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”

05/07/2025
The Guardian: Trump Netanyahu dhe Khamenei
Blog

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

15/06/2025
Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën
Blog

Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën

17/06/2025
Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari
Blog

Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari

06/06/2025
Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…
Blog

Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…

05/06/2025
Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!
Blog

Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!

18/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Netanyahu ka ushtruar presion mbi shërbimet e sigurisë për të shtyrë dëshminë në gjyqin e korrupsionit

Netanyahu ka ushtruar presion mbi shërbimet e sigurisë për të shtyrë dëshminë në gjyqin e korrupsionit

05/07/2025
I shkaktuan miliona euro dëm shtetit, Gjykata e Fierit lë në burg CEO-n dhe ish-administratorin e “Bankers Petroleum”

I shkaktuan miliona euro dëm shtetit, Gjykata e Fierit lë në burg CEO-n dhe ish-administratorin e “Bankers Petroleum”

05/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al