• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Ka ndodhur gjëma dhe askush nuk ka përgjegjësi” -Gazetari Lutfi Dervishi: Hakerimi i të dhënave, skandal! Kemi dëgjuar çdo fjalë, përveç “më falni dhe ndjesë”

22/09/2022
“Ka ndodhur gjëma dhe askush nuk ka përgjegjësi” -Gazetari Lutfi Dervishi: Hakerimi i të dhënave, skandal! Kemi dëgjuar çdo fjalë, përveç “më falni dhe ndjesë”

Gazetari i njohur Lutfi Dervishi ka bërë një përshkrim të asaj çfarë ka ndodhur dhe po ndodh me sulmin kibernetik të sistemit tonë online, ku ai e konsideron këtë ngjarje si një skandal.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Dervishi drejton gishtin nga autoritetet, ku thekson se edhe për këtë ngjarja kaq të rëndë sjellja është e njëjtë si për të gjitha skandalet e tjera: “Minimizimi, relativizimi, justifikimi, zhvendosja vëmendjes, normalizmi i skandalit”.

Sipas tij, fakti që edhe sot e kësaj dite, “askush nuk kërkon ndjesë për “patronazhistët që grabitën të dhënat e shqiptarëve- është dëshmi që siguria kibernetike asnjëherë nuk është marrë seriozisht”.

“Gjatë gjithë kohës së agresionit kemi dëgjuar çdo fjalë, me përjashtim të dy fjalëve: Më falni dhe Ndjesë. Janë fjalë të gjuhës shqipe”, mbyll postimin e tij Lutfi Dervishi.

Postimi i plotë

SKANDALI! Vetëm ne nuk kemi (asnjë) faj

Hakerimi i të dhënave të AKSHI-t është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në vend. Agresorët dihen. Dëmi i shkaktuar ende nuk është i qartë. Ende nuk dihet se çfarë do të vij më pas. Gjëja më e qartë deri në këto momente është papërgjegjshmëria. Ka ndodhur gjëma dhe ASKUSH nuk ka përgjegjësi. Askush.

Edhe për ngjarjen më të rëndë sjellja është si për çdo skandal të radhës. Minimizimi, relativizimi, justifikimi, zhvendosja vëmendjes, normalizmi i skandalit.

1. Minimizimi.

Mund të kishte ndodhur më keq. Më e keqja nuk ka ndodhur. Reaguam në kohë. Sistemi që kemi ngritur u testua dhe rezistoi. Po të mos kishim marrë masat atëherë do të ishim vërtet keq. Agresorët nuk ja dolën, etj. etj

2. Relativizimi

Këto gjëra ndodhin kudo. U kanë ndodhur vendeve dhe shteteve më të fuqishme se ne.
Kanë ndodhur edhe më parë. Do të ndodhin sërish. Po ndodhin çdo ditë. U paralizua X, Y. etj

3. Justifikimi

Kemi investuar, por kërkohet më shumë. Jemi çertifikuar. Jemi vlerësuar. Armiku ka investuar më shumë. Aleatët i kemi patur në krah në çdo moment.

4. Aleatët

Jemi në konsultim të ngushtë me aleatët/partnerët. Na kanë shprehur mbështetjen dhe janë gati për të na ndihmuar. Partnerët janë në krahun tonë. (A thua se do të jenë në krahun e Iranit?)

5. Zhvendosja vëmendjes

Sajohet një skandal tjetër. Vihen në lëvizje institucionet e pavarura (mundësisht të drejtësisë) me veprime apo me deklarata. Mbajta e “një skandali” si AS nën mëngë për një ditë më të keqe.

Kush është familjar me funksionimin e AKSHI-t e di shumë mirë që ka patur probleme të rënda me sigurinë. Por jo hetim, por as analizë për çfarë ka ndodhur duket nuk ka ndërmend të bëj askush.

Fakti që edhe sot e kësaj dite, askush nuk kërkon ndjesë për “patronazhistët” (se hetim ta harrojmë) që grabitën të dhënat e shqiptarëve- është dëshmi që siguria kibernetike asnjëherë nuk është marrë seriozisht. Dhe puna e patronazhistëve nuk është punë patriotike, por punë votash. Nuk ishte punë për Mëmëdheun, por për Nënën Parti.

P. S. Gjatë gjithë kohës së agresionit kemi dëgjuar çdo fjalë, me përjashtim të dy fjalëve: Më falni dhe Ndjesë. Janë fjalë të gjuhës shqipe.

Related Posts

E rëndë/ 12-vjeçari ndërron jetë në spital
Kryesore

I dënuari nga Saranda ndërron jetë në QSUT

20/01/2026
Ndryshohen dy ligje të Reformës në Drejtësi: Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028
Kryesore

Ndryshohen dy ligje të Reformës në Drejtësi: Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028

20/01/2026
E rëndë/ Shuhet në aksident 28-vjeçari
Kryesore

E rëndë në Përmet/ Një i ri gjendet i vdekur

20/01/2026
“Krim shtetëror”, nesër ceremoni përkujtimore për 4 viktimat e 21 Janarit
Kryesore

“Krim shtetëror”, nesër ceremoni përkujtimore për 4 viktimat e 21 Janarit

20/01/2026
Identifikohet shqiptari i vrarë në burg Korydallos në Greqi (Emri)
Kryesore

Media greke: Ja si i shpëtoi Jani Aliaj atentatit disa muaj më parë

20/01/2026
Karamuço: Në Shqipëri po krijohet një familje mafioze, ka fuqinë të komandojë edhe shtetin
Kryesore

Vrasja e shqiptarit në burgun grek, eksperti: Janë ofruar miliona!

20/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Brikena e dërgoi në nominim, Mateo: Nëse do ktheja kohën pas, sërish do i jepja imunitet

Brikena e dërgoi në nominim, Mateo: Nëse do ktheja kohën pas, sërish do i jepja imunitet

21/01/2026
Miri xheloz për raportin e Selin dhe Mateos? Banori: Patjetër, po vdes

Miri xheloz për raportin e Selin dhe Mateos? Banori: Patjetër, po vdes

20/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al