Luftëtari ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme ditën e sotme në shtëpi, duke hedhur një hap të sigurt drejt mbijetesës. Bluzinjtë kanë arritur të mundin me rezultatin e ngushtë 1-0 skuadrën e Skënderbeut, ku ka mjaftuar goli i shënuar në minutën e 87 nga Ismael Dunga me portën e boshatisur.
Megjithëse në 90 minuta të dyja skuadrat kanë kërkuar golin, Skënderbeu i është afruar më shumë ku në pjesën e parë ka goditur traversën, ndërkohë që në të dytën Bregu ka goditur shtyllën. Me këtë fitore, Luftëtari shkëputet më shumë nga Kastrioti i vendit të fundit, që luan sot ndaj Teutës.