“Shqipëria në azilkërkim!” Kështu është shprehur sot ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, teksa i referohet statistikave.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Tabaku shkruan se kërkesat e shqiptarëve për azilkërkim janë shfaqur përgjatë 7 viteve të qeverisjes Rama. Më tej, ish-deputetja thotë se mesatarisht 31307 shqiptarë në vit kërkojnë azil, dhe mes tyre 1 në 3 janë të rinj.
“…Që nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vizion”, shprehet Tabaku duke përfunduar se misioni i Partisë Demokratike pas zgjedhjeve më 25 prill do të jetë pikërisht Shqipëria në punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe.