• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Jonada nuk do të jetë viktima e fundit, të jeni të sigurtë…

03/08/2022
Gazetarja që pa gjithçka në Himarë: Askush nuk guxonte të hynte në det të nxirrte trupin e vajzës, kurajo pati vetëm një turist holandez. Nëna vijon ende të jetë te skena e krimit

Nga Mentor Kikia

Në plazhet e Jugut skafet dhe motorrat e ujit u kolektivizuan. Policia i grumbulloi. Përse? Që pushuesit të jetë të qetë në ujë, apo jo? Po në cilin vend ndalohen motorrat, gomonet, skafet? Askund. Motorrat nuk ka pse të ndalohen, ata duhet të ndalohen të lundrojnë mes njerëzve. Mjetet e ujit janë pjesë e argëtimit, por ato duhet të kenë vendin e vet. Kaq e thjeshtë është. Këto lloj zgjidhjesh radikale që gjejmë ne, janë garancia absolute se kjo nuk është zgjidhje. Sapo të kalojë zhurma, ata do të lirohen një nga një, e do të rikthehen në bazë. Ne nuk vëmë dot rregull, sepse ne kemi ndërtuar një shtet që funskionon me fushata. Një shtet që është në vullnetin e një njeriu. Nëse ne do të vendosim:

1 -Kordonin e sigurisë, brenda të cilit akush të mos futet me mjet lundrimi
2- Koridorin ujor ku kalojnë mjetet e lundrimit për në stacionin e tyre, ku të mos futen njerëzit(që padyshim nuk është në mes të plazhit).
3-Masa të tjera sigurie që zbatohen edhe nga pushuesit dhe nga subjektet(që bidonat e benzinës, psh, të mos jenë në mes të diellit në 40 gradë)

Nëse bëhen këto ska nevojë për operacione anti-gomone. A mendon kush se policia nuk i ka parë skafet dhe motorrat që lundorjnë mes kokave të njerëzve? Padyshim që po. Por, ose merr bakshinin patrulla, ose pronari është i partisë dhe ata thjeshtë e pyesin çdo ditë: Hë, ke pas noj çikë punë sot? Sepse kështu u bë edhe kur plot 6 vjet më parë një biznesmen i hapi kafkën një turisit rus me skafin e tij. Po kështu u lëshua policia të mbledhë motorrat e të vërë rregull. Por ja ku jemi sërish, tek i njëti fillim.

Kështu ndodhi në Durrës kur u vra një pushues nga Kosova…. Kjo punë nuk është çështje e një drejtori, një polici, një ministri apo një kryeministri. Ne kemi ecur gjithmonë rrumpallë. Ne bëjmë ligje dhe rregulla vetëm për ti patur në letër, pasi nuk kemi marrëdhënie të mira me ligjin dhe shtetin. Ndaj Jonada nuk do të jetë viktima e fundit!

P.S: Në vitin 1973, në Angli, një studim tregoi se numri më i madh i viktimave nga aksidentet me biçikleta, kishte ardhur si pasojë e goditjeve në kokë. Atëherë qeveria vendosi: Çdo çiklist duhet të mbajë kokore. U tha, u bë. Nga ajo kohë, askush nuk hipën në biçikletë pa kokore.

Related Posts

Laboratori i kokainës në Greqi, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar
Kryesore

Laboratori i kokainës në Greqi, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar

05/07/2025
Panik në Sarandë! Turisti nxjerr thikën dhe terrorizon pushuesit
Kryesore

Lëvizte me thikë në Sarandë, nën hetim turisti italian

05/07/2025
Atentati/ Ekzekutohet me armë 43-vjeçari në Greqi
Kryesore

Atentati/ Ekzekutohet me armë 43-vjeçari në Greqi

05/07/2025
Radhë kilometrike në Qafë Botë, 14 doganierë grekë të arrestuar për korrupsion
Kryesore

Radhë kilometrike në Qafë Botë, 14 doganierë grekë të arrestuar për korrupsion

05/07/2025
Afera e Bankers/ CEO kinez dhe ish-drejtori Leonidha Çobo mbërrijnë në Gjykatën e Fierit
Kryesore

Afera e Bankers/ CEO kinez dhe ish-drejtori Leonidha Çobo mbërrijnë në Gjykatën e Fierit

05/07/2025
Trafiku i klandestinëve, 7 të arrestuar në Gjirokastër, finalizohen dy operacione (VIDEO)
Kryesore

Trafiku i klandestinëve, 7 të arrestuar në Gjirokastër, finalizohen dy operacione (VIDEO)

05/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Netanyahu ka ushtruar presion mbi shërbimet e sigurisë për të shtyrë dëshminë në gjyqin e korrupsionit

Netanyahu ka ushtruar presion mbi shërbimet e sigurisë për të shtyrë dëshminë në gjyqin e korrupsionit

05/07/2025
I shkaktuan miliona euro dëm shtetit, Gjykata e Fierit lë në burg CEO-n dhe ish-administratorin e “Bankers Petroleum”

I shkaktuan miliona euro dëm shtetit, Gjykata e Fierit lë në burg CEO-n dhe ish-administratorin e “Bankers Petroleum”

05/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al