• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Jep dorëheqjen një deputet i PS-së

24/03/2017
Jep dorëheqjen një deputet i PS-së

Ervin Koçi, deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, ka dorëzuar mandatin e deputetit. Lajmin për tërheqjen nga kjo detyrë Koçi e ka dhënë në Facebook, ku nuk ka shpjeguar arsyen e largimit.

Në postim, Koçi shkruan se e ka ndërprerë detyrën e tij si deputet më datë 23 Mars, pas seancës së djeshme plenare dhe se dorëheqjen ia ka paraqitur Kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçin, ku edhe ka falenderuar Edi Ramën dhe Ruçin.

Koçi përfaqësonte njësitë administrative Topojë, Dërmënas, Qendër, Libofshë dhe Mbrostar.

LETRA E PLOTE E DOREHEQJES

Të dashur miq,

Të nderuar zgjedhës të Njësive Administrative Topojë, Dërmënas, Qendër, Libofshë dhe Mbrostar,

Te respektuar banorë të qarkut Fier,

Nëpërmjet këtij statusi, ju vë në dijeni se dje më datë 23 Mars 2017 pas seancës plenare, kam ndërprerë detyrën time si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë duke i paraqitur dorëheqjen Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS në të cilën bëja pjesë.

Pas rreth 8 vitesh në këtë detyrë, gjej mundësinë të falenderoj për besimin dhe mbështjetjen e dhënë në këto vite të kryetarit të PS Edi Rama dhe drejtuesit të qarkut Fier Gramoz Ruçi,
por një falenderim i pamasë shkon për të gjithë banorët e Njësive Administrative Topojë, Dërmënas, Qendër, Libofshë dhe Mbrostar, ku kam patur nderin e veçantë për t’i përfaqësuar, për mbështjetjen e vazhdueshme dhe komunikimin qytetar në funksion të përmirësimit të mirëqënies së tyre.

Një falenderim vjen edhe për gjithë kolegët deputete në këto 8 vite të të gjithë spektreve politike me të cilët kam bashkëpunuar,
dhe në vecanti për ekipin e deputetëve të Qarkut Fier ku së bashku kemi kaluar shumë sfida, si dhe Komisionin e Ekonomisë dhe Financave me të cilën kemi debatuar e diskutuar për mjaft çështje profesionale të cilat më kanë ndihmuar të shfaqem e të rritem profesionalisht.

Mirënjohje të pafundme për gjithë bashkëpunëtorët e mi ndër vite, të cilët kanë qenë një suport i madh dhe i pazëvendësueshëm për kryerjen sa më mirë dhe me dinjitet të detyrës time,
dhe një ndjesë për cdo banor i cili ka patur më shumë pritshmëri prej meje e nuk i kam bindur me angazhimin tim, edhe pse jam përpjekur të bëj maksimumin për problematikat dhe kerkesat e komunitetit apo dhe me nevojat e tyre personale.

Njëkohësisht ju informoj se tërhiqem nga të gjitha angazhimet e mia politike dhe do të aspiroj për të marrë përgjegjësi publike si një mundësi e re për të dhënë kontribut të mëtejshëm si dhe për të vazhduar zhvillimin profesional.

Falenderime nga zemra e të pafundme për të gjithë ju miq, që keni qenë pjesë aktive dhe e pazëvendësueshme e të gjithë aktivitetit tim në këto vite. 

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025
Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon
Argjiro +

Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon

25/12/2024

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al