Afrim Qëndro ka dhënë sot zyrtarisht dorëheqjen nga posti i zv/kryetarit të Bashkisë në Vlorë. Ai u largua mesditën e sotme nga zyra, teksa u shpreh se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.
“Unë në fakt nuk dorëzoj vetëm detyrën si nënkryetar bashkie, kam ardhur politikisht me vendim të partisë socialiste që në 2016 si koordinator elektoral i PS për qarkun e Vlorës. E kam kryer këtë detyrë për disa zgjedhje. Unë mendoj se e kam përmbyllur më së miri. Kemi marrë rezultate zgjedhore shumë të mira”, tha ai.
Ndërkohë nuk dihen saktësisht shkaqet që e kanë shtyrë nënkryetarin Afrim Qëndro të marrë një vendim të tillë.