Teksa po inspektonte punimet në Bypassin e Gjirokastrës, kryeministrit Rama i ka folur një prej banorëve të lagjes aty pranë.
“Je i madh je i madh”, i tha gjirokastriti ndërsa Kryeministri ia ktheu me fjalët “198 centimetra” duke iu referuar gjatësisë së tij. Por gjirokastriti që me sa duket duhet të jetë ndonjë socialist i thekur, ka vijuar më tej dialogun në distancë me Ramën.
“Kemi kryetarin atje, na jep bukë e na jep të tëra. Të paçim të paçim”, i tha qytetari ndërkohë që kryeministri vijoi rrugën me përgjigjen e shkurtër “rrofsh rrofsh”. Shihni videon më poshtë. ©argjiroja.net