Muhamet Rrumbullaku është emri kryesor që përflitet për t’u emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pas shkarkimit të Gledis Nanos. Propozimi i Ministrit të Brendshëm pritet të bëhet javën e ardhshme dhe do shqyrtohet të mërkurën në mbledhjen e qeverisë, megjithatë deri më tani s’ka asnjë konfirmim zyrtar për emrin e tij. Muhamet Rrumbullaku ka mbajtur postin e drejtoit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Kujtojmë që Nano ish-kreu i Antiterrorit që u emërua me bujë një vit më parë, është shkarkuar pak ditë më parë nga detyra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është shprehur se për shkak se ai nuk kishte përmbushur objektivat e vendosura, Gledis Nano është shkarkuar nga posti dhe në vend të tij detyrën përkohësisht po e ushtron nëndrejtori Tonin Vocaj.
55 vjeçari Muhamet Rrumbullaku që mban gradën Drejtues i Parë, ka një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, ku për shumë vite ka qenë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike 2009-2013, ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Policisë së Tiranës dhe në disa qarqe të tjera.