Java në vazhdim pritet që të nisë me temperatura të zjarrta. Megjithatë, nga e enjtja do të rikthehen reshjet e para.
PARASHIKIMI NGA SHMU
Edhe për javëm që presim përpara vendi ynë do të vijoj të jetë i “mbërthyer” nga i nxehti Afrikan por fundi i javës më në fund sjell një lehtësim. Por pse?
Siç u theksua edhe më lartë, fillimi i javës si dhe ditët në vijim (dita e hënë deri ditën e mërkurë) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë. Kjo për shkak se mbi vendin tonë do të vijojnë ndikimin e tyre masat e nxehta nga Afrika e Veriut.
Duke filluar nga dita e enjte, situata meteorologjike ndryshon pasi fillon tërheqja e masave të nxehta dhe zëvendësohen nga ato më te freskëta me origjinë nga veriperëndimi.
Moti (dita e enjte) do të jetë i kthjellët por me alternime vranësirash më të theksuara në zonën e veriut ku do të shoqërohen me reshje shiu. Ato të do jenë të dobëta dhe sporadike dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtër.
Po ashtu edhe për ditën e premte moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, kësaj rradhe më të theksuara në zonën e jugut. Reshjet do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët. Përreth relieveve malore në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër. Përgjatë vijës bregdetare do të jenë sporadike në formën e pikave.