Temperatura të ulëta, por pa reshje shiu. Kështu pritet të jetë dita e parë e vitit 2021, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Dita e parë e viti 2021 parashikohet me mot me alternime vranësirash dhe kthjellime. Temperaturat pritet të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat e mëngjesit. Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12-18m/sek.