• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ja në cilat punë shqiptarët punojnë me orë më të zgjatura! Administrata më me fat

16/09/2020
Qeveria ‘shkund’ administratën, ja kur nisin largimet nga puna dhe rishikimi i pagës

Në disa sektorë punonjësit shfrytëzohen në punë me shumë se përcaktimet në kodin e punës, pa përfituar shpërblime për orët shtesë. Sipas të dhënave të INSTAT punonjësit e tregtisë, fabrikave dhe ndërtimit harxhuan në punë përkatësisht 46.6, 46.5 dhe 42.9 orë në javë më 2019, ndërkohë që kodi i punës përcakton 40 orë punë në javë, teksa çdo orë tjetër duhet të paguhet me pagë shtese. Punonjësit e bujqësisë punuan 37.2 orë pune në javë më 2019, më pak se përcaktimet në kodin e punës. Por në këtë sektor puna është sezonale dhe kohën e mbjelljeve dhe vjeljeve bujqit punojnë me orë të zgjatura. Në vitin 2019 të punësuarit në total punuan mesatarisht 41.7 orë në javë me një rritje 30 minuta më shumë se në vitin 2018. Ndërsa të punësuarit me pagë punojnë më gjatë, përkatësisht 43.5 dhe 43.4 orë në 2018-n dhe 2019-n.

Administrata publike është ajo që e zbaton më shumë kodin e punës. Të dhënat e INSTAT tregojnë se orët mesatare javore të punës në shtet ishin 40.2 në 2019-n, më të ulëtat nga të gjithë sektorët, me përjashtim të bujqësisë. Në krahasim me 2018-n, administrata punon 0.7 orë në javë më pak. Punonjësit e shtetit janë më të privilegjuar edhe për ditët e pushimit zyrtar, ndërsa një pjesë e sektorit privat punon edhe në ditët e festave, apo dhe gjatë fundjavës. Burrat punojnë më gjatë se gratë. Meshkujt punojnë 43 orë në javë, ndërsa femrat 39.7.Por, kur bëhet fjalë për të punësuarit me pagë, femrat punojnë mesatarisht 42 orë në javë.

Aktiviteti ku gratë punojnë me orë më të zgjatura është prodhimi, me rreth 46 orë. Nëse krahasohen të dhënat e Eurostat dhe INSTAT rezulton se Shqipëria është ndër vendet ku punohet më gjatë në Europë, me rreth 42-43 orë në javë. Në fakt i gjithë Ballkani punon më gjatë. Rekordin e mban Mali i Zi, me 44.4 orë në javë, Maqedonia (41.3), Serbia (42.3). Më shumë nga të gjithë punojnë turqit, me 46.4 orë. Vendet e Bashkimit Europian punojnë mesatarisht më pak se 40 orë në javë. Më pak në Europë punojnë holandezët, me 29.3 orë në vit. Rekordin në Europë e mbajnë turqit, me mbi 46 orë në javë./Monitor

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja
Kryesore

U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja

04/12/2025
Lëvizja e Salianjit, PD drejt ndarjes së radhës
Kryesore

Lëvizja e Salianjit, PD drejt ndarjes së radhës

04/12/2025
Berisha sulmon Salianjin: Axhendë personale, të thuash që s’kemi dëgjuar militantët është mashtrim
Kryesore

Berisha sulmon Salianjin: Axhendë personale, të thuash që s’kemi dëgjuar militantët është mashtrim

04/12/2025
Ministri i Drejtësisë: Shqiptarët e dinë shumë mirë kush kërkon asgjësimin e SPAK. Opozita e ka të pandehurin në ballin e saj
Kryesore

Ministri i Drejtësisë: Shqiptarët e dinë shumë mirë kush kërkon asgjësimin e SPAK. Opozita e ka të pandehurin në ballin e saj

04/12/2025
Bllokohen në Kakavijë mbi 22 mijë euro të padeklaruara në kufi
Kryesore

Bllokohen në Kakavijë mbi 22 mijë euro të padeklaruara në kufi

04/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kelly Osbourne shpërthen në lot gjatë intervistës së parë pas vdekjes së babait të saj, legjendës Ozzy Osbourne

Kelly Osbourne shpërthen në lot gjatë intervistës së parë pas vdekjes së babait të saj, legjendës Ozzy Osbourne

04/12/2025
Heidi Baci: Këshilla dashurie nuk jap shumë, se vetë e kam ndritur

Heidi Baci: Këshilla dashurie nuk jap shumë, se vetë e kam ndritur

04/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al