• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ja disa nga çudirat e natyrës shqiptare

04/07/2020
Ja disa nga çudirat e natyrës shqiptare

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ambientalisti Abdullah Diku foli për disa nga çudirat më të mëdha të natyrës shqiptare ndër to disa gurë misteriozë që janë gjetur në zonën e Tepelenës, për tulipanin 100% shqiptar që rrezikon të zhduket si dhe për insektin kinez që po dëmton natyrën shqiptare.

Fillimisht na tregoi më tepër rreth gurëve misterioz, që janë zbuluar së fundmi në qytetin e Tepelenës. Ai tregoi se këto gurë janë mbi 165 milionë vite të vjetër.

“Këto sfera të gdhendura aty nga natyra miliona vjecare shfaqen pikërisht në anë të rrugës Auto, nga Lekdushi për në Pogonat dhe kanë histori goxha të lashtë gjeologjike. Si dimë për shkak të ngjarjeve të mëdha historike që kanë ndodhur në globin tonë. Toka ndahet në epoka të ndryshme gjeologjike, që datojnë që nga periudha e formimit të saj. Gurët për të cilët flasin lidhen me periudhën e keretakut e cila daton 165 milionë vite më parë deri 65 milionë vite më parë, nga shkëmbinjtë e asaj periudhe janë shkëputur pikërisht këto sfera të vogla të cilat duken sot. Këto sfera janë shkëputur nga shkëmbinjtë e tyre dhe kanë udhëtuar në lumenjtë apo përrenjtë e asaj kohe dhe kuptohet që kanë përshkruar një distancë shumë të gjatë”, shprehet ai.

Po ashtu ambientalisti Abdullah Diku foli edhe për tulipanin I cili është 100% shqiptar. Ky tulipan gjendet në një zonë shumë të izoluar në Shqipëri.

“Ngjyra e bazës është e kuqja dhe fundi saj është i verdhë por pastaj për shkak të zhvillimeve në shekuj shfaqet edhe në formën e verdhë, por ka dhe ndërthurje të të dyja ngjyrave bashkë. Ky është vetëm në Shqipëri, është endemik shqiptar. Është i mbrojtur por për fat të keq, ndodhet në një zonë që ka aktivitet të ngarkuar minerar sepse është një zonë që përmban nikel përmban krome etj dhe kuptohet që si në cdo situatë tjetër biznesi paraja prevalon mbi vlerat kombëtare dhe është pak i rrezikuar.
‘Flutura e Bushit’ është një dëmtues shumë serioz, i cili është shumë agresiv dhe ka shkaktuar tharjen e shkurres së BUSHIT. Këto flutura prej 2-3 vitesh po rrezikojnë një pjesë të rëndësishme të mjedisit.
‘’ Është një dëmtues, që ashtu si coronavirusi na ka ardhur nga Kina, është një dëmtues shumë serioz, I cili po than masive me pyje të Bushit, është bërë prezent në Europë këto 2-3 vitet e fundit, është shumë agresiv”, shprehet ambientalisti.
Nivica është në listën e 100 fshatrave turistikë, por ambientalisti Abdulla Diku ka dhe arsye të tjera përse e rekomandon, këtë destinacion turistikë.
“Rrugëtimi nis me një akuadukt, një urë ajrore e cila ka qenë përdorur dikur për të kaluar ujin nga njëra anë e shpatit në anën tjetër, ndertohej një urë ajrore në për të cilën kalonte uji. Poshtë Bënçës është një akuadukt I tillë, I cili është ndoshta 200 vjet I vjetër dhe është shumë interesant. Pothuajse këto janë zhdukur në Europë por ne për shkak të pamundësisë të zhvillimit të teknologjisë kemi vazhduar ti përdorim ato’’ shprehet ai.
Ndërsa së fundmi ka një tendencë për të vizituar Belshin, të cilin ambientalisti Abdulla Diku e cilëson si një ndër zonat më të bukura të Shqipërisë.
“Jo më kot është propozuar që në krye të herës që të ishte kryeqyteti I Shqipërisë nga I fashmshi frashëi. Është vendi nga I cili unë dhe shumë koleg të mi, e kemi propozuar që të shpallet park gjeologjik, për shkak të numrit të madh të liqeneve, 84 që janë”, shprehet ambientalisti. Ndërsa jep një sugjerim mjaft interesant ku ndër aktivitet që mund të bësh në këtë destinacion është një udhëtim me balonë.
Një tjetër destinacion mjaft interesant që sugjerohet për këtë verë është liqeni I Shkopetit. Ambientalisti Abdulla Diku thotë se aty ka një proces shumë të famshëm gjeologjik ku një shkëmb vertikal, gati 300 metra është gërryer përmes një procesi miliona vjecarë duke krijuar atë portën nga I cili del lumi Mat.
Me ujë të pastër dhe mjaft të freskët ai është kthyer në një destinacion turistik shumë të kërkuar.

Related Posts

Flluska misterioze plazme zbulohen mbi piramidat e Egjiptit nga 8,000 kilometra larg
Lifestyle

Flluska misterioze plazme zbulohen mbi piramidat e Egjiptit nga 8,000 kilometra larg

13/07/2025
Shkencëtari zbulon ujin më të vjetër në Tokë dhe e pi atë
Lifestyle

Shkencëtari zbulon ujin më të vjetër në Tokë dhe e pi atë

13/07/2025
Shkrirja e akullit zbulon një sekret të varrosur në Malet Shkëmbore që nuk është parë prej 6,000 vjetësh
Lifestyle

Shkrirja e akullit zbulon një sekret të varrosur në Malet Shkëmbore që nuk është parë prej 6,000 vjetësh

13/07/2025
Arsyeja tragjike pse nuk ka peshkaqenë të bardhë të mëdhenj në akuariume
Lifestyle

Arsyeja tragjike pse nuk ka peshkaqenë të bardhë të mëdhenj në akuariume

13/07/2025
Shkencëtarët zbulojnë pemë gjigante 3,000-vjeçare në Tanzani
Lifestyle

Shkencëtarët zbulojnë pemë gjigante 3,000-vjeçare në Tanzani

13/07/2025
Një “përbindësh” i paidentifikuar del në një plazh të Malajzisë
Lifestyle

Një “përbindësh” i paidentifikuar del në një plazh të Malajzisë

12/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha: Distanca i ftohu raportet

Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha: Distanca i ftohu raportet

13/07/2025
Flluska misterioze plazme zbulohen mbi piramidat e Egjiptit nga 8,000 kilometra larg

Flluska misterioze plazme zbulohen mbi piramidat e Egjiptit nga 8,000 kilometra larg

13/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al