• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ja çfarë mund të bësh pasi të jesh vaksinuar plotësisht

01/07/2021
Ja çfarë mund të bësh pasi të jesh vaksinuar plotësisht

Ju u vaksinuat dhe kjo është vërtet shumë gjë e mirë. Por, para se të filloni të puthni bebet, të përqafoni të panjohur ose të hidhni tutje maskat, dijeni se duhet ende të jeni të kujdesshëm pasi ka ende shumë të panjohura që vërtiten rreth nesh. Nuk po duam t’ju vrasim ëndrrën tuaj për t’u kthyer në një lloj jete normale. Të gjithë meritojnë një farë normaliteti pas një viti sfidues siç ishte 2020. Por duam që ju të mbroni veten dhe ata përreth jush, që janë ende duke pritur për të bërë një vaksinë COVID-19.

Pra, çfarë mund të bësh pasi të konsiderohesh “plotësisht i vaksinuar?” Specialistja e sëmundjeve infektive, Kristin Englund, MD, ofron disa fjalë shprese dhe këshilla për të qëndruar të sigurt ndërsa vazhdoni të lundroni mespërmes një pandemie.

Çfarë do të thotë “plotësisht i vaksinuar”

Sipas CDC, ju nuk konsideroheni plotësisht të vaksinuar derisa të kenë kaluar të paktën dy javë nga doza e dytë e një serie me dy doza vaksinash.

CDC thekson se nëse kanë kaluar më pak se dy javë që kur keni marrë një vaksinë me një dozë të vetme ose nuk keni marrë dozën e dytë, ju NUK jeni të mbrojtur plotësisht. Kjo do të thotë që ende keni nevojë të merrni të gjitha masat e nevojshme paraprake si mbajtja e një maske, larja e duarve dhe shmangia e turmave të mëdha.

Pra, çfarë mund të bëjnë njerëzit e vaksinuar plotësisht?

Dr. Englund thotë se ka përfitime nga vaksinimi i plotë. “Së pari, me siguri nuk do të sëmureni.” Dhe së dyti, ka të ngjarë të ketë disa mundësi për të parë njerëz që nuk i keni parë prej pak kohësh, thotë ajo. Njerëzit e vaksinuar plotësisht nuk kanë pse të mbajnë maska rreth njëri-tjetrit

Dr. Englund thotë se nëse ju dhe një mik apo një grup i vogël miqsh jeni vaksinuar të gjithë, nuk keni pse të mbani maska. Por përsëri, të gjithë duhet të vaksinohen plotësisht, jo pjesërisht.

“Nëse ju dhe një person tjetër jeni vaksinuar plotësisht ose një grup i vogël është vaksinuar plotësisht, nuk keni pse të mbani maska kur jeni në ambiente të mbyllura”, thotë ajo. “Kjo do të çojë në shumë më tepër liri dhe shumë më tepër mundësi për të parë njerëzit të buzëqeshin – dhe të gjithëve na ka munguar kjo. Por sërish, le të mos harrojmë se i gjithë grupi duhet të vaksinohet plotësisht dhe të kenë kaluar të paktën dy javë që nga vaksina e fundit e të gjithëve”, thotë Dr. Englund.

Pse dy javë?

Kur merrni vaksinën, ajo hyn në trupin tuaj dhe ndihmon sistemin imunitar të mësojë se si të njohë dhe të luftojë virusin që shkakton COVID-19. Ju nuk jeni duke marrë virusin e gjallë kur vaksinoheni. Vaksinat COVID-19 që janë miratuar për përdorim emergjent, thjesht mësojnë trupat tanë të na mbrojnë nga infeksioni në të ardhmen.

Mund të duhen rreth dy javë pas vaksinimit që trupi juaj të krijojë imunitet kundër virusit që shkakton COVID-19. Për shkak të kësaj, është e mundur të merret COVID-19 para ose menjëherë pas vaksinimit dhe më pas të sëmureni, sepse vaksina nuk ka patur kohë të mjaftueshme për të punuar siç ishte menduar.

Karantinimi nëse…

Nëse jeni vaksinuar plotësisht, nuk keni pse të bëni karantinë pasi të jeni ekspozuar ndaj COVID-19 nëse nuk filloni të përjetoni simptoma. Nëse filloni të përjetoni simptoma, kjo mund të nënkuptojë që vaksina nuk është efektive ose jeni ekspozuar ndaj një varianti.

Dr Englund shpjegon.

“Një gjë tjetër e mirë, për ata prej nesh që janë vaksinuar plotësisht, dhe një arsye tjetër për t’u vaksinuar plotësisht, është se nëse ndodh që të ekspozoheni ndaj dikujt që ka COVID-19, nuk keni pse të bëni më karantinë. Dhe nëse nuk keni simptoma, sigurisht që mund të vazhdoni me punët tuaja të përditshme”, thotë ajo.

Ajo thotë se nëse filloni të keni simptoma, kjo mund të tregojë që vaksina nuk ishte plotësisht efektive ose mund të jeni ekspozuar ndaj një varianti. “Por nëse nuk keni ndonjë simptomë, përsëri mund të dilni dhe të bëni punën tuaj të përditshme brenda komunitetit. Ju gjithashtu mund të ndiheni të sigurt se nuk keni pse të bëni karantinë.”

Nuk duhet t’i hidhni maskat dhe të silleni sikur gjërat janë kthyer në normalitet

Siç u përmend më herët, duhen dy javë për të krijuar rezistencë pasi të keni marrë vaksinën COVID-19. Për të ruajtur procesin, vazhdoni të mbani maskën. Dr. Englund gjithashtu thekson se, edhe pse jeni plotësisht të vaksinuar, ju nuk jeni mbinjerëzorë. Ende keni nevojë të mbani maskën për të mbrojtur veten nga shumë të panjohura.

“Kur do të dilni në publik, vetëm sepse jeni vaksinuar plotësisht nuk do të thotë që jeni plotësisht të sigurt. Ju do të bashkëveproni me shumë njerëz të ndryshëm në dyqanet ushqimore, ngjarjet sportive dhe në hapësira të tjera publike. Kështu që, do të duhet absolutisht të vazhdoni të mbani maskë”.

Vazhdoni të mbani maskat në mjediset e kujdesit shëndetësor

Dr. Englund thotë se është e rëndësishme të vazhdojmë të mbajmë maskat dhe mburojat e fytyrës. “Eshtë thelbësore, veçanërisht kur nuk e dimë nëse njerëzit janë plotësisht të vaksinuar. Dhe ndërsa hyni në godinën e një spitali ose ofruesi të kujdesit shëndetësor, nuk e dini statusin shëndetësor të personit që mund të ecë ose të ulet pranë jush. Ai person mund të jetë në rrezik të lartë për marrjen e COVID-19. Pra, sigurisht që nuk duam t’i vendosim njerëzit në mjediset e kujdesit shëndetësor në rrezik”. / bota.al

Related Posts

“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)
Lajme

“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)

01/07/2025
Renditet ndër pesë shkencëtaret më të mira në Kanada, kush është shqiptarja nga Korça
Pikante

Renditet ndër pesë shkencëtaret më të mira në Kanada, kush është shqiptarja nga Korça

01/07/2025
Media greke: Ishulli i Sazanit, që Greqia ia fali Shqipërisë, do tërheqë miliarderët e botës pas projektit të familjes Trump
Kryesore

Media greke: Ishulli i Sazanit, që Greqia ia fali Shqipërisë, do tërheqë miliarderët e botës pas projektit të familjes Trump

25/06/2025
Fikni makinën në autostradë! Nesër protestë për çmimin e naftës
Pikante

1 në 2 shqiptarë ka makinë, por vetëm 1 në 4 paguan taksat

20/06/2025
Krijohen zyra për mblesëri online në Shqipëri, pagesa deri në 300 euro për të njohur dikë
Lajme

Krijohen zyra për mblesëri online në Shqipëri, pagesa deri në 300 euro për të njohur dikë

18/06/2025
Mësuesja kërkon ndihmë: Burri polici më ndërroi jetë, po më shuhen para syve edhe dy djemtë nga sëmundja e rrallë
Lajme

Mësuesja kërkon ndihmë: Burri polici më ndërroi jetë, po më shuhen para syve edhe dy djemtë nga sëmundja e rrallë

14/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

10/07/2025
Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

10/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al