Pavarësisht karantinës së shpallur për shkak të koronavirusit, në Izrael vijojnë protestat kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu. Mijëra protestues, nga qytete të ndryshme të vendit, janë mblodhur dje përpara rezidencës kryeministrore, në Kudsin Perëndimor. Protestuesit brohorisnin me sloganin “Bibi (Netanyahu) kthehu në shtëpi” duke i kërkuar kryeministrit të japë dorëheqje për shkak të udhëheqjes së korruptuar dhe keqmenaxhimit të pandemisë. Disa protestues mbanin të veshur bluza me mbishkrimin “Kryeministri i krimit”. Policia bllokoi rrugët që dalin në sheshin ku zhvillohet protesta dhe bëri njoftime të shpeshta duke paralajmëruar protestuesit që të kenë kujdes distancën fizike.
Prej më shumë se 4 muajsh në Izrael mbahen protesta për dorëheqjen e Netanyahut. Kabineti i kryeministrit izraelit kërkoi të kufizojë protestat me arsyetimin e karantinës por parlamenti e kundërshtoi këtë.