• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Izrael-Palestinë, historia e një konflikti që dihet kur ka nisur, por nuk dihet se kur do të mbarojë

12/05/2021
Izrael-Palestinë, historia e një konflikti që dihet kur ka nisur, por nuk dihet se kur do të mbarojë

Dhjetëra palestinezë kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur pas përshkallëzimit të fundit të konfliktit me Izraelin. Tensionet u rritën edhe një herë pas vijimit të zbatimit të planeve të qeverisë izraelite për largimin e familjeve palestineze nga shtëpitë e tyre në Jerusalemin Lindor, ku do të vendosen koloni hebrenjsh. Ky është vetëm rasti i fundit i një konflikti që zgjat prej dekadash.

Si nisi gjithçka?

Britania e Madhe mori kontrollin e territorit të njohur si Palestina pasi sunduesi i asaj pjese të Lindjes së Mesme, Perandoria Osmane, u mund në Luftën I Botërore. Territori banohej nga një pakicë hebrenjsh dhe një shumicë arabësh. Tensioni mes dy palëve u rrit kur komuniteti ndërkombëtar i ngarkoi Britanisë detyrën që të caktonte një “shtëpi kombëtare” në Palestinë për popullin hebre. Për këta të fundit, aty ishte toka e të parëve, por arabët e Palestinës gjithashtu pretendonin të drejtën e asaj toke dhe e kundërshtuan këtë vendim.

Mes viteve 1920 dhe 1940, numri i hebrenjve që mbërrinin në atë territor u rrit ndjeshëm, shumica e tyre largoheshin për t’i shpëtuar përndjekjes në Europë dhe kërkonin një atdhe, pas Holokaustit dhe Luftës II Botërore.

Dhuna mes hebrenjve, arabëve dhe britanikëve, u përshkallëzua. Në vitin 1947, Organizata e Kombeve të Bashkuara votoi që Palestina të ndahej në dy shtete të ndryshme, një për hebrenjtë dhe një për arabët, ndërsa Jerusalemit iu dha statusi i qytetit ndërkombëtar.

Plani u pranua nga udhëheqësit hebrenj, por u refuzua nga pala arabe dhe nuk u vu kurrë në zbatim.

Krijimi i Izraelit dhe “Katastrofa”

Në vitin 1948, të pafuqishëm për të zgjidhur problemin, sunduesit britanikë u larguan dhe udhëheqësit hebrenj deklaruan krijimin e shtetit të Izraelit. Shumë palestinezë kundërshtuan dhe kështu nisi lufta. Trupat e vendeve arabe fqinje pushtuan territorin. Qindra mijëra palestinezë u larguan vetë, ose me forcë, nga shtëpitë e tyre, një ngjarja të cilën ata e quajnë “Al Nakba”, ose “Katastrofa”.

Kur luftimet përfunduan një vit më vonë, Izraeli kishte marrë kontrollin e pjesës më të madhe të territorit. Jordania kishte pushtuar një pjesë që më pas u quajt Bregu Perëndimor, ndërsa Egjipti kishte pushtuar Gazën.

Jerusalemi u nda mes forcave izraelite në perëndim dhe atyre jordaneze në lindje. Për shkak se palët nuk firmosën kurrë një marrëveshje paqeje, secila palë fajësonte tjetrën dhe në dekadat që pasuan luftimet nuk u ndalën kurrë.

Në vitin 1867, Izraeli pushtoi Jerusalemin lindor dhe Bregun Perëndimor, si dhe pjesën më të madhe të Lartësive Golan, që i përkisnin Sirisë, Gazës dhe gadishullin e Sinait, që deri në atë moment ishte pjesë e Egjiptit. Shumica palestinezëve të kthyer në refugjatë, dhe pasardhësit e tyre, jetojnë sot në Gaza dhe Bregun Perëndimor, por edhe në vendet fqinje, si Jordiania, Siria dhe Libani.

Asnjë prej tyre nuk është lejuar që të rikthehet në shtëpitë e tyre, pasi Izraeli pretendon se kjo do të mbipopullonte vendin dhe do të kërcënonte ekzistencën e shtetit.

Izraeli mban ende të pushtuar Bregun Perëndimor dhe megjithëse është tërhequr nga Gaza, OKB-ja e konsideron ende territor të pushtuar. Izraeli pretendon se Jerusalemi është i gjithi kryeqyteti i shtetit, ndërsa palestinezët pretendojnë të kenë Jerusalemin Lindor si kryeqytet të shtetit të ardhshëm palestinez. Shtetet e Bashkuara dhe një numër i vogël shtetesh, janë të vetmit që njohin pretendimet e Izraelit mbi qytetin.

Në 50 vitet e fundit, Izraeli ka ndërtuar vendbanime në zonat e pushtuara, ku sot jetojnë më shumë se 600 mijë hebrenj. Palestinezët thonë se këto ndërtime janë në shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe pengojnë paqen, por Izraeli e mohon këtë.

Çfarë ndodh tani?

Tensionet mes palëve përshkallëzohen shpesh. Gaza drejtohet nga grupi militant palestinez, Hamas, i cili ka kryer disa herë luftime me shtetin izraelit. Izraeli dhe Egjipti kontrollojnë kufirin e Gazës për të mos lejuar që Hamasi të marrë armatime.

Palestinezët në Gaza dhe Bregun Perëndimor thonë se vuajnë për shkak të veprimeve dhe pengesave të shtetit të Izraelit, ndërsa autoritetet në Tel Aviv thonë se veprojnë vetëm për vetëmbrojtje.

Këtë vit, situata është përkeqësuar që prej nisjes së muajit të Ramazanit në mes të prillit, ku pothuajse çdo natë janë regjistruar përleshje mes palestinezëve dhe policisë.

Për çfarë nuk bien dakord palët?

Ka disa çështje mbi të cilat Izraeli dhe Palestina nuk mund të jenë në një mendje. Këtu përfshihet e ardhmja e refugjatëve palestinezë, qëndrimi apo largimi i hebrenjve të vendosur në Bregun Perëndimor, ndarja e Jerusalemit dhe – ndoshta çështja më delikate – a duhet të kenë palestinezët shtetin e tyre, përkrah atij të Izraelit.

Bisedimet e paqes zhvillohen prej 25 vitesh, por deri tani askush nuk e ka zgjidhur dot këtë konflikt.

Çfarë do të ndodhë në të ardhmen?

Me shumë gjasa, zgjidhja do të vonojë. Plani më i fundit i paqes, i hartuar nga Donald Trump kur ishte president i Shteteve të Bashkuara – dhe i quajtur prej kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu si “marrëveshja e shekullit” – është hedhur poshtë nga palestinezët si e njëanshme dhe nuk u vu kurrë në zbatim.

Çdo marrëveshje e ardhshme do të duhet të marrë pëlqimin e të dyja palëve dhe t’i japë zgjidhje disa çështjeve të ndërlikuara. Deri sa kjo të ndodhë, konflikti do të vijojë./ a2

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al