• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Iso mbi kalldrëm”-folk dhe turizëm në Gjirokastër

27/08/2022
“Iso mbi kalldrëm”-folk dhe turizëm në Gjirokastër

Nga Blerim Kore

“Iso mbi kalldrëm” titullohet cikli i fundjavave të këngës polifonike, organizuar nga Bashkia e Gjirokastrës, që në këtë sezon vere ka tërhequr vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj. Përgjatë fundjavave të muajit gusht, grupe dhe ansamble të këngës popullore performuan në komplekset muzealë dhe rrugët e kalldrëmta të Pazari karakteristik, duke gjallëruar sezonin turistik dhe tërhequr interesimin e vizitorëve të shumtë, që mbërrijnë në Gjirokastër. Prej fillimit të muajit gusht iso-polifonia ka zbritur çdo fundjavë në Pazarin karakteristik nëpërmjet interpretimit të grupeve dhe ansambleve të folkut. Në skenat artistike të improvizuara përgjatë rrugëve të kalldrëmta kanë interpretuar, disa prej grupeve të spikatura të këngës popullore labe si grupi “Ergjëria”, grupi popullor i lagjes “Cfakë”, Ansambli Folklorik “Lunxhëria” dhe grupi popullor “Gurra e Picarit”.

Sipas kryetarit të bashkisë Flamur Golemi, në koncertet që kanë si skenë ansamblin arkitektonik të Pazarit karakteristik, artistët popullorë po shpalosin për artdashësit dhe turistët vlerat më të spikatura të këngës iso-polifonike, të kësaj pasurie të UNESCO-s. “Organizimi po kthehet edhe në një pikë tërheqëse për guidat e turistëve vendas dhe të huaj që vizitojnë këtë verë Gjirokastrën”, pohon kryebashkiaku Golemi. Artdashësit e këngës iso-polifonike por edhe turistë e huaj kanë shoqëruar me duartrokitje interpretimin plot vyrtuozitet dhe talent të këngëtarëve popullorë si Arjan Shehu, Juli Çenko, Artan Bixhaku, Reiz Bixhaku, Shkëlqim Guçe,etj. “ Gjithmonë është emocionuese të interpretosh këngën popullore në skenat e gurta të Gjirokastrës, por të mëdha bëhen këto mbresa kur spektatorët më të shumtë janë turistët e huaj, të cilët vizitojnë qytetin tonë”, shprehet korifeu i këngës labe, Arjan Shehu. Për këngëtaren popullore Juli Çenko, organizimet dhe koncertet artistike në vendlindje mbartin gjithmonë mbresa të veçanta. “I mirëpres ftesat për të qenë e pranishme në aktivitetet që organizohen në Gjirokastër.

Më të veçantë kësaj radhe e bëjnë turistët e shumtë që ndjekin plot dëshirë interpretimin e këngëve tona popullore dhe iso-polifonisë”, shprehet këngëtarja Juli Çenko. Për drejtuesin artistik të Ansamblit Folklorik “Lunxhëria”, Koço Vasili, aktivitete të tilla janë mjaft të dobishme si për prezantimin e vlerave të folkut dhe krijimtarisë popullore ashtu edhe për turizmin. “ Janë të shumtë vizitorët dhe turistët nga vende të ndryshme të botës që ndjekin këngët tona dhe na duartrokasin dhe vlerësojnë vazhdimisht”, pohon ai. Aktiviteti “Iso mbi kalldrëm” po shërben edhe për evidentimin e vlerave të këngës iso-polifonike dhe transmetimin e saj tek të rinjtë. “Në vite grupi ynë i këngës popullore ka prezantuar vlerat më të arira të këngës labe dhe veçanërisht të qytetit të Gjirokastrës.

Edhe përgjatë këtij organizimi ne sollëm një repertor të veçantë, këngë të cilat tërhoqën vëmendjen e turistëve dhe u vlerësuan prej tyre”, shprehet Artan Bixhaku, pjesëtar i grupit popullor të lagjes “Cfakë”. Krahas artdashësve të polifonisë labe edhe turistët e huaj kanë vlerësuar këto aktivitete dhe veçanërisht pasurinë folklorike dhe etnografike të zonës së Gjirokastrës. Përgjatë kësaj vere Bashkia Gjirokastër po organizon aktivitete kulturore dhe artistike, të cilat po tërheqin edhe grupet e shumta turistike që vizitojnë qytetin e gurtë.

Related Posts

Shi, furtunë dhe përmbytje, bashkia jep alarmin
Kryesore

Paralajmërimi/ Rikthehen reshjet intensive në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë

29/01/2026
Flet kushëriri i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin e tifozëve të PAOK-ut
Kryesore

Flet kushëriri i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin e tifozëve të PAOK-ut

29/01/2026
Nga testi i analfabetizmit tek matura dhe minimatura, si do zhvillohen provimet këtë vit
Lajme

Ndryshojnë rregullat e Maturës Shtetërore

29/01/2026
E rëndë/ Shuhet në aksident 28-vjeçari
Lajme

I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

28/01/2026
Alarmante/ Mbi 500 mjekë janë larguar nga Shqipëeria vitet e fundit
Lajme

Ilir Beqaj do të mbetet në qeli, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e ish-ministrit

28/01/2026
Vendim i qeverisë: Agjencitë funerale do të hapen me licencë
Kryesore

Shkarkohet drejtori i Doganave, qeveria e emëron zëvendësministër

28/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dominim anglez në Champions, 5 ekipe në “Top8”, shkëlqen Arsenal

Dominim anglez në Champions, 5 ekipe në “Top8”, shkëlqen Arsenal

29/01/2026
Zbulohet rezervuar gjigant me ujë të ëmbël nën Oqeanin Atlantik, mund të furnizojë Nju Jorkun për 800 vjet

Zbulohet rezervuar gjigant me ujë të ëmbël nën Oqeanin Atlantik, mund të furnizojë Nju Jorkun për 800 vjet

29/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al