• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ishte zhdukur prej 50 ditësh, shqiptari nga Finiqi gjendet në Greqi pasi ishte rraskapitur në malin Olimp (Historia e pazakontë)

23/05/2022
Ishte zhdukur prej 50 ditësh, shqiptari nga Finiqi gjendet në Greqi pasi ishte rraskapitur në malin Olimp (Historia e pazakontë)

I rraskapitur dhe në gjendje të rënduar psikologjike, një shqiptar nga Finiqi i Sarandës dhe banues në Greqi është gjetur pas 50 ditësh. Ishin të afërmit e tij që denoncuan zhduken e Panajot Kaleshit nga Livadhaja e Bashkisë së Finiqit në zonën e Pireut. Kaleshi, 41-vjeç, u shfaq i vetëm në portin e Platamonas.

Shoku i tij i ngushtë, një shqiptar i identifikuar me emrin Flamur tha për gazetën greke “Protothema”, se gjatë gjithë këtyre ditëve, 41-vjeçari është endur në malin Olimp, pavarësisht përpjekjeve të shumta të të afërmve dhe vullnetarëve për ta gjetur atë, duke mos zbuluar gjatë këtyre javëve asnjë shenjë.

“Dje fola me vëllanë e tij dhe e di që në këtë kohë Panajoti po trajtohet në Spitalin e Katerinës, i rraskapitur dhe në gjendje të keqe. Siç mësova ai ka humbur shumë peshë dhe këmbët nuk e mbajnë. Po flasim për një djalë të fuqishëm, i ri, i gjatë, por tani është gjysmë. Pas një muaji do të bëhet baba i fëmijës së tij të parë”, tha ai.

Siç shpjegon shqiptari banues në Larisa dhe me njohje prej 20 vitesh me Kaleshin, të gjithëve u kishin humbur shpresat për gjetjen e tij.

“Tani kishim humbur shpresat, menduam se kishte vdekur. Siç mësova gjatë gjithë këtyre ditëve ai po endej në Olimp. Ne shkuam atje për ta kërkuar, por ky mal është i pafund. Ai fshihej në një vend ku nuk arritëm dot. Kishim frikë se mos kishte lënduar veten, nga ana tjetër thoshim se mund të kishte shkuar në malin Athos, por edhe të kishte qenë atje do të na kishin lajmëruar”, tha ai.

Ndoshta 41-vjeçari Panajot Kaleshi mund t’i zbulojë familjes arsyet që e çuan në këtë vendim, megjithatë, siç shprehet miku i tij, vitet e fundit nuk ishte aq mirë psikologjikisht, por askush nuk e priste deri në zhdukje.

“E vërteta është se kohët e fundit nuk ishte mirë, kishte ndryshuar si njeri, por nuk e prisja të arrinte në këtë pikë. Dukej sikur kishte hequr dorë nga gjithçka. Unë kam 20 vite që e njoh, kemi punuar bashkë, kam parë ndryshimet në sjelljen dhe i kam thënë të ketë kujdes. Dukej sikur diçka ndryshoi papritur dhe vendosi të largohej. La pas familjen, gruan shtatzënë, pa para, pa asgjë. U zhduk gjithsej 50 ditë, nuk kishte as celular me vete”, shton.

Gjithçka ndodhi mëngjesin e së enjtes, më 31 mars, kur Panajoti kishte shkuar me nënën e tij në Platamonas të Piereut për të marrë disa mobilje për t’i çuar në shtëpinë e tyre në Larisa. Në një moment, ai u largua për te një kioskë lokale dhe që atëherë nuk u kthye./ Panorama

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al