Në orët e para të mëngjesit të sotëm një velierë me emrin ‘AIOLOS’ me flamur Hollandes, e cila ishte nisur nga Saranda me dy persona në bord përsoi defekt në afërsi të Gadishullit të Karaburunit.
Menjëherë veliera lëshoi alarmin SOS, ku i shkuan për ndihmë Rojet Bregdetare dhe Policia Kufitare.
Raportohet se veliera ndodhej 3.5 km në perëndim të gadishullit të Karaburunit në afërsi të zonës së Bristanit.Në orën 05:00 veliera me anë të rimorkimit nga Rojet Bregdetare mbërriti në portin e Sazanit për riparimin e defektit për të vazhduar destinacionin e radhës.