Gjatë emisionit të mbrëmshëm “Opinion”, ish-ministri i Drejtësisë në kohën e PD-së, Enkelejd Alibeaj, teksa fliste për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, tha se pas 25 prillit, Rilindja jo vetëm që do të humbasë pushtetin, por edhe do të ndëshkohet. Alibeaj përmendi këtu burgun e famshëm të 7 penxhereve në kalanë e Gjirokastrës.
“Rilindja jo vetëm që humbet, por do të presë edhe ndëshkimin, sic thonë shqiptarët te 7 penxheret”, tha Alibeaj.
“7 penxheret janë në Gjirokastër”, ia ktheu Fevziu.
“Eee… aty janë”, përfundoi ish-ministri i drejtësisë në kohën e PD-së.