Gjendet e vdekur në banese ish-mësuesja nga Gjirokastra Lida Dako. 72-vjeçarja, dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Ngjarja ka ndodhur në lagje nr.3 të Sarandës. Ajo jetonte e vetme pasi bashkëshorti i kishte ndërruar jetë disa vite më parë, ndërkohë që nga martesa nuk kishte fëmijë. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore.