Ish-kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka thënë se nuk po synon të marrë drejtimin e NATO-s si Sekretare e Përgjithshme e Aleancës.
Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Joe Biden, ish-kryeministrja daneze tha se nuk po kandidon për ndonjë post tjetër përveç atij aktual në Danimarkë.
“E kam thënë edhe më parë, se nuk po kandidoj për asnjë pozicion tjetër përveç atij që kam tashmë dhe kjo nuk ndryshoi pas takimit tim me presidentin amerikan”, tha Frederiksen për mediet.
Sekretari i Përgjithshëm aktual i NATO-s, Jens Stoltenberg do të largohet nga posti në fund të këtij viti.