• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ish-koordinatori i Gjirokastrës i vë Ramës 23 epitete demaskuese

27/08/2018
Ky ishte viti i Edi Ramës!

Koço Kokëdhima, kryetari i partisë “Zgjidhja” ka rreshtuar 23 epitete demaskuese për kryeministrin Edi Rama në një fjali të vetme për të shprehur indinjatën e fuqishme kundër vendimit të fundit të të qeverisë për t’u treguar “humane” me krizën e refugjatëve dhe ofruar “shpëtimin”, BE-së ,duke pranuar 20 syresh. “Qeveria punon kundër popullit”: këtë përfundim ka nxjerrë Kokêdhima nisur nga ky rast, në shënimin e tij publikuar në Fb:

Kokëdhima shkruan:

“Në intervistën dhënë gazetës italiane “Corriere della Sera” kryeministri ynë zbulon se askush nuk ia kërkoi Shqipërisë që të marrë 20 emigrantë nga Eritrea, por ai u vetëofrua.

Nuk ka patur asnjë kërkesë nga qeveria italiane, e cila prej vitesh përpiqet ta ndajë peshën e madhe të emigrantëve që hyjnë në Itali, me vendet e tjera të BE-së.

Asnjë qeveri e bllokut nuk iu përgjigj, përveç Irlandës, që pranoi 20 emigrantë, po aq sa Shqipëria.

Europa është e përmbytur nga emigrantët dhe disa vende të tjera nuk duan të marrin as edhe një të vetëm.

Qeveria është e vendosur që të përparojë me planin e saj për ta kthyer Shqipërinë në një megakamp emigrantësh nga Afrika dhe Lindja e Mesme.

Asaj i mbeti në dorë plani ogurzi për të pranuar mbi 600 mijë refugjatë nga Lindja e Mesme që nuk pranohen nga vendet e BE-së, falë qëndrimit kundër të qeverisë franceze.

Por ëndrra e kryeministrit tonë për të dalë si shpëtimtari i krizës së emigrantëve që ka pllakosur BE-në, duke rrënuar përfundimisht Shqipërinë, vazhdon.

Ai, përmes ministrit të jashtëm, jo vetëm që thotë se pranon 20 emigrantë, por si megalloman që është, deklaron se vendi ka kapacitete për më tepër.

“Zgjidhja” i denoncon me vendosmëri sjellje të tilla armiqësore ndaj popullit shqiptar.

Kjo qeveri e papërgjegjshme, kërkon të shitet si proeuropiane, kur në të vërtetë është armike e vlerave demokratike që bashkon demokracitë perëndimore.

Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet për të mbajtur qoftë edhe një emigrant të vetëm, sepse po përzë përditë bijtë e saj më të mirë, duke u bërë kombi me më shumë emigrantë në botë për frymë, vendi që ka më shumë azilkërkues se vendet që janë në luftë, vendi më i varfër, më i pasigurtë dhe më i goditur nga krimi.

Me këto qeveri të korruptuara dhe të papërgjegjshme ne rrezikojmë të ardhmen dhe ekzistencën tonë si komb.

Emigrantët nga Eritrea apo të tjerë që kërkon të pranojë kjo qeveri nuk kanë se ku të fusin kokën në Shqipëri dhe do të kenë si pikësynim të vetëm largimin me çdo mjet drejt Europës Perëndimore, siç po ndodh aktualisht me ata emigrantë që kalojnë tranzit nëpër Shqipëri.

“Zgjidhja” u bën thirrje vendeve të BE-së që të mos gënjehen me shashkat e rrezikshme që hedh kryeministri ynë.

Ai është autokrat, i korruptuar, arrogant, inferior, mizor, i pashpirt, shtypës dhe dështak, humbës, tutkun dhe analfabet politik, dinak, i lig, armik i eger i republikës, demokracisë dhe lirisë, shef i kartelit të drogës shqiptare, njësh me krimin dhe kriminelët, i kapur dhe në shërbim të interesave të kundërta me interesat e kombit dhe të shtetit tonë, kryeoligark dhe pjesë e oligarkisë së urryer të Shqipërisë, bashkëpërgjegjës kryesor për varfërinë, papunësinë dhe eksodin ekstrem të rinisë shqiptare.

Europa është përgjegjëse për heshtjen ndaj bëmave të kësaj qeverie dhe të qeverive paraardhëse.

Shqipëria shpreson të nisë negociatat me BE-në në qershorin e ardhshëm dhe në mungesë të plotësimit të kushteve, kërkon ta blejë mbështetjen politike me lloj-lloj marifetesh të ulëta dhe antishqiptare.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Nuk nis votimi në dy qendra të Finiqit, komisionerët s’kishin tërhequr materialet
Kryesore

Nuk nis votimi në dy qendra të Finiqit, komisionerët s’kishin tërhequr materialet

11/05/2025
E pazakontë/ Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit
Lajme

E pazakontë/ Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

11/05/2025
122 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

122 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun

11/05/2025
“Giro d’Italia”, sot etapa e fundit në Vlorë. Ja rrugët që do të bllokohen
Kryesore

“Giro d’Italia”, sot etapa e fundit në Vlorë. Ja rrugët që do të bllokohen

11/05/2025
Dalja e parë jashtë Vatikanit, Papa Leoni XIV viziton Zojën e Shkodrës në Genazzano
Lajme

Dalja e parë jashtë Vatikanit, Papa Leoni XIV viziton Zojën e Shkodrës në Genazzano

11/05/2025
Familjarët denoncuan humbjen e tij, gjendet i pajetë në kanal 65-vjeçari
Lajme

Familjarët denoncuan humbjen e tij, gjendet i pajetë në kanal 65-vjeçari

11/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Nuk nis votimi në dy qendra të Finiqit, komisionerët s’kishin tërhequr materialet

Nuk nis votimi në dy qendra të Finiqit, komisionerët s’kishin tërhequr materialet

11/05/2025
E pazakontë/ Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

E pazakontë/ Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al