Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, përmes një postimi në Facebook, reagon pas replikave në distance mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
Sipas Mehmetajt, kryeministrin nuk e shpëton dot inati që ka me presidentin, ndërsa shton se duhet të jape llogari për 75 milionë eurot e dhëna për inceneratorët dhe për grevën e naftëtarëve në Ballsh.
“Edi Rama nuk të shpëton dot inati që ke me Presidentin!
Ilir Meta ka qen Komandant i LSI dhe të shkon apo jo përshtat ty tani është Komandant i Forcave të Armatosura, ndërsa ti nuk je as komandant i kotecit tënd.
Nuk ushqehen shqiptarët me pallavrat e tua. Jep llogari për 75 milionë eurot që ke çuar tek inceneratorët fantazëm dhe për djersën e gjakun e naftëtarëve që janë sot në grevë urie. Për këto fol ti, jo për parrulla boshe që nuk ti dëgjon më asnjëri”, shkruan Mehmetaj në reagimin e saj.