Kryesia e Partisë Demokratike ka emëruar këtë të hënë 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, të cilët do të kenë për detyrë shqyrtimin e kandidaturave për deputetë, të propozuar nga anëtarët e partisë. Selia blu thotë se kjo është hera e parë në Shqipëri, ku kandidatët për deputetë nuk do përzgjidhen më nga kryetari i partisë, por nga emra që janë brenda dhe jashtë strukturave të saj. Zyra e shtypit të Partisë demokratike bën me dije se anëtarë të kësaj strukture, që do të kalojnë në filtër emrat e propozuar janë si vijon: Bujar Nishani, Enriketa Papa, Genc Ruli, Besnik Mustafaj dhe Mark Marku. Ish-deputeti i Gjirokastrës, Genc Ruli, do të jetë kryetar i këtij komisioni të posacëm.
Genc Ruli pati një përplasje të ashpër me kreun aktual të PD-së dhe në deklaratën e tij publike tre vite me pare tha se demokratët duhet të bashkohen dhe të nxjerrin për leckash jashtë nga selia kunatin dhe gruan e Lulzim Bashës. Në 27 qershor 2017, dy ditë pas humbjes së zgjedhjeve nga PD-ja, Genc Ruli kërkoi largimin e Bashës nga drejtimi i partisë dhe iu bën thirrjeve mbështetësve të PD-së që ta përzënë nga selia bashkë me gruan dhe kunatin.
Vendimin per ngrirjen e te gjitha funksioneve te Bashës deri ne zgjedhjet per kryetar, Ruli e cilesoi si banale. Me tej Ruli duke shprehur kritikat per hartimin e listes se kandidateve per deputete, deklaroi se Basha e mori drejtimin e PD-se si dhurate nga Berisha. Ruli i vuri i dhe kusht Bashes duke thene se nese nuk jepte dorehqjen deri neser, do iu kerkonte simpatizanteve te PD-se qe ta nxjerrin nga zyra me force. Por sot tre vite më pas gjërat kanë ndryshuar. Ruli ka tjetër mendim për Lulzim Bashën.
Më poshtë deklarata e plotë e Rulit tre vite më parë.
Kam dashur te besoj se njeriu qofte, ky poltikan apo lider dhe ne momentin me te veshtire te jetes se tij, do perpiqej te pakten te ruante dinjitetin individual. Se dinjiteti jeton me gjate se cdo lavdi e mjere e castit. Basha me deklaraten e tij justifikuese e banale tregoi qe dinjiteti personal eshte gjeja me e fundit qe e shqetson ate. Normalisht per nje individ qe e mori “lidershipin” e PD si dhurate ne “paje” nga Berisha dhe qe i beri programet e listat jo me zyrtaret e PD por me gruan e kunatin. Ky lider qe beri nje marreveshje turpi me kundershtarin e tij politik. Thjesh duke kalkuluar interesin e vetvetes e jo te PD. Ky sot duhej vete te deklaronte largimin pa asnje kusht nga drejtimi i partise qe e coi ne gremine. Ju them atyre qe ende e duan PD, e jo qe ende ju duhet, n.q.s ai nuk jep doreheqjen vete deri neser, shkoni te selia e PD e perzejeni ate gruan e kunatin sic perzuri Jezusi tregtaret nga Tempulli.