• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ironia e deputetit të PD: Ju po shtypni noj çik ullinj, apo ju shtypni lekë? Në Shqipëri me 2 euro as sufllaqe nuk ha dot

09/11/2022
Ironia e deputetit të PD: Ju po shtypni noj çik ullinj, apo ju shtypni lekë? Në Shqipëri me 2 euro as sufllaqe nuk ha dot

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka deklaruar sot në Kuvend se buxheti i vitit 2023 është një shifër që sipas tij “do t’i lërë shqiptarët lakuriq me duar në xhepa.”

Ai u shpreh se rrogat dhe pensionet janë të ulta, pavarësisht propagandës së qeverisë e cila thotë se i ka rritur pagat në vend, ndërsa të rinjtë janë larguar nëpër Europë.

Ai nuk i kurseu dhe batuat me ironi duke iu drejtuar maxhorancës: “Po mbledh ca ullinj se rri në Lushnjë, po ju po shtypni noj cik ullinj apo hic, apo shtypni lekë?”

Pjesë nga fjala e Saimir Korreshit:

Buxheti nuk është shifër, tobe strafkulla po të jetë me shifra, E di si do t’i lerë buxheti shqiptarët këtë vit? Do t’i lërë lakuriq me duar në xhepa. Ju thoni se keni rritur rrogat me 5 mijë lekë. Si do bësh këtu, jarabil po të kesh ndonjë fëmijë në shkollë të lartë, konviktet 700-800 mijë lekë, mensat jo e jo. Ju thoni biznesi po bëjmë namin, gjithë bota mban veshët nga ne, rritje galopante. E dini ju se këto rroga sidomos mësuesit i keni degëdisur. Ju thoni se biznesi po bën namin.

Cfarë biznesi po bëni ju, kostot janë trefishuar. Biznesi është në ditën e tij më të zezë, nuk po gjen punëtorë. Sepse rrogat janë mizerable sigurimet i keni cuar në 170 mijë lekë, në shumicën e rasteve nuk ua paguajnë. Kostot po i rrisni për çdo profesion të lirë. Cili është biznesi i vogël që përveçse ha bukë, heq dy lekë mënjanë? Këta i falimentojnë të vegjlit, sa të mbajnë frymën.

Thoni i keni rritur pensionet, 2 mijë lekë sa për 3 byrekë, ata thonë 1 miliard, sa të zbërthejnë 1 miliardin ka ikur vota. Arsimi? Sa degë janë mbyllur këtë vit? Harrojnë të bëjnë akreditimin, specializimet. Ikin sepse Italia dhe Europa investon te studenti. Në Shqipëri me 2 euro as sufllaqe nuk ha dot. Ne jemi përtej Europës, ne e kemi mendjen te porti i Durrësit. Për të kaluar tek Bujqësia, plehrat kimikë janë rritur 700%.

Ne po nuk patëm 10 lopë, po çfarë flet ti, 9 kam unë, por jo, Prit vitin tjetër të pjelli njëra atë dalin me 10. Tani po kalojnë lopën njëri me tjetrin ata të shkretët, po daliin foto, të japin noj kokërr leku dhë ti bëjn 10 se qeveria i do me 10. Qeveria e do me 10 lopë, na doli me 380 lekë qumështi këtu, as bidoni i ujit nuk është më kaq. 380 lëkë vaji i ullirit, 4 mijë lekë vaji kikirikut, e kuptoni se ku e keni çuar këtë gjë?

Po mbledh ca ullinj se rri në Lushnjë, po ju po shtypni noj cik ullinj apo hic, apo shtypni lekë? Kjo është ndryshimi se ne po të duam shtypim noj çik ullinj jemi kthyer pas se s’kemi fuqi për ta çuar atje se nuk na del kosto.Po na le ti vallai o Ulsi shyqyr që nuk i kishe dhënë magjistraturës no lekë ti që të mos bëhet harta territoriale se di kuu do na dalin seancat gjyqësore. Për Lushnjën përfundimisht asnjë send, vetëm një ujësjellës. A po për spitalin keni thënë në 2025 400 mln lekë të vjetra për një aparaturë, ndërkohë analizat dhe të sëmurët në diell.

Related Posts

Rama: Ftesë personale nga Presidenti Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes
Kryesore

Rama: Ftesë personale nga Presidenti Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes

17/01/2026
Përmbytjet/ Rama me kryetarët e bashkive: Situata u ndërlikua nga papërgjegjshmëria rrëqethëse e atyre që hedhin shishe dhe qese plastike
Kryesore

Përmbytjet/ Rama me kryetarët e bashkive: Situata u ndërlikua nga papërgjegjshmëria rrëqethëse e atyre që hedhin shishe dhe qese plastike

17/01/2026
Ja pse Rama nuk do t'ja dijë fare për kërcënimet e Greqisë
Kryesore

Kritikat në mediat greke, Mitsotakis për Ramën: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri

17/01/2026
Dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij, 44-vjeçari vret me çifte kryeplakun
Kryesore

Dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij, 44-vjeçari vret me çifte kryeplakun

17/01/2026
Malli për gjyshërit e ktheu në atdhe, 18-vjeçarja që vdiq në aksident jetonte prej vitesh në Gjermani! Lihet në burg shoferi i dehur
Kryesore

Malli për gjyshërit e ktheu në atdhe, 18-vjeçarja që vdiq në aksident jetonte prej vitesh në Gjermani! Lihet në burg shoferi i dehur

17/01/2026
E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali
Lajme

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali

16/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Juventus bie në Sardegna, Cagliari feston fitoren e madhe

Juventus bie në Sardegna, Cagliari feston fitoren e madhe

18/01/2026
Deklarat e Keijsit për Mirin, këngëtari i kërkon avokatit të ngrejë padi!

Deklarat e Keijsit për Mirin, këngëtari i kërkon avokatit të ngrejë padi!

18/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al